Sipas raporteve të Policisë së Shtetit, çdo ditë në kryeqytet raportohen 20 deri në 30 biçikleta të vjedhura ndërsa identifikimi i autorëve është i vështirë për shkak se denoncuesit nuk disponojnë fatura blerje apo një dokument me numrin e serisë.
Kur nuk munden të vjedhin biçikletën hajdutët vjedhin pjesë të saj, siç shihet në këtë foto të shkrepur dje në rrugën Sami Frashëri në Bllok.
Grabitësit kanë çmontuar rrotat e saj dhe kanë lënë vetëm trupin e lidhur pas shtyllës.

Lëvizjet e kufizuara gjatë kohës kur Shqipëria ishte në shtetrrethim si pasojë e pandemisë së Covid19 rriti ndjeshëm përdorimin e biçikletave nga qytetarët. Ndërtimi i korsive të posaçme për lëvizjen e dyrrotakëve gjithashtu e ka shtuar përdorimin e tyre.
Por ky përdorim në masë ka sjellë edhe shtimin e vjedhjeve të tyre.
n.s. / dita

Po qe paskan marre dhe dorezat e timonit?
Po te rrjuepur qe i paskan bere!
Cudi !Nga ka dale kjo qeveri hajdute,,se popullin e kemi
Llagar
Me shume gjasa ne perpjestim te zhdrejte shkon dhe zbulimi nga policia.
As qe ta marrin denoncimi edhe po ja dhe me kamera fillojne ti se gjen me ai e ka shit
Kot lodhesh mos e ndiq kot denoncon do vish lart e posht
Bla bla bla
Keshtu bie krimi
Feleminderit gazetes DITA ,per kete lajm e foto .
Kam qejf ta shikoje Ripjellja e RAMES kete foto .
Dua te shtoj se kur kemi 20 deri 30 bicikleta ne dite qe vidhen , tregon me se miri qe hajdutet jane fukarenj , dhe i behne keto vjedhje per mbijetese .Edhe une po mos te kem para per te mbijetuar edhe une do vjedh per mbijetese .E pa diskutueshme .
Po pse me vjedh dil e lyp pune edhe po nuk te dhane gjej nje fshes e pastro nje ruge ku ka biznese e vadit lulet qe ka ajo rruge lypi me ndimu nanji te moshuar me i mbajt qeset e pazarit ke me pa qe kane me ta dhone gjith nanji vakt nanji 50leksh 100leksh mbas jo dit per dit po pa gjo nuk kan me lone se shpirt kane te gjth e po i ndimove te ndimojn po me Vjedh heret a vone ca ke mar ke me i vujt nji per nji haroje se shpeto nga mallkimet e ati qe ka punu ka mbledh kursimet e ka ble nji gjo e sja le me e gezu ate qe ka fitu me djers.
nga hajdutë na janë këthyer në “Grabitësit kanë çmontuar rrotat e saj dhe kanë lënë vetëm trupin e lidhur pas shtyllës.”,bile unë do të thosha në shqyers shale!
shikoni shalën si e kanë shqyer me dhëmbë!!
a thu se ka qëndruar ndonjë vit e lidhur pas shtylle!!
me një fjalë e harruar fare!!
nuk e di nëse është e saktë shifra 20,30 biçikleta në ditë,por ju garantoj se kjo biçiklet jo vetëm që nuk është “grabitur”,sepse pronari nuk ka qënë i pranishëm dhe se ai e ka harruar aty prej kohësh,ose e ka lënë me qëllim!!
“dyrrotakët” fjalë e bukur,duhet thënë kanë grabitur dyrrotakun,e pastaj katërrrotakun për makinat!!e shumë rrotakun kur kemi të bëjmë me një kamion të rëndë!!
Hajdut zëmër mirë , i ka lënë shtyllën , çelsin(kapistallin) dhe shasinë !
Kete profesion na ka mbetur ne gjak qysh nga koha e Ilireve,Turqija sundoj vendin 550 vjet nuk e zhduki vjedhjen,Enveri 45 vjet me diktature nuk e zhduki ,dhe sidomos qeveritaret e 30 viteve te fundit nuk duan ta zhdukin vjedhjen pse?pse vet jane hajdute te klases pare .
Këta pas Enverit , e kultivuan me FARA TE ZGJEDHURA e CILËSORE ,të PRODHIMTARISË TË LARTË !
Ja sa te leshojme satelitin, pa do u a tregojme qejfin ketyre hajduterve.
Do i vije fotografia e hajdutit dhe adresa mbi tavoline policise…cdo mengjes.
Qysh do ja bejme, se ne te gjithe duam te vjedhim nga pak.
Une per shembull, i urrej ata qe genjejne dhe ata qe vjedhin me shume se une.
Ma nisni pak adresen ku ndodhet ky dyrrotak, se me duhet pedali i djathte. Shof qe e paska ne “gjendje pune”
aty njit eshte geshtenjapjeksi, po ky trupi i bicikletes ka te pakten qe nga pranvera e ketij viti, kshu qe nuk eshte lajm i fresket
trupi nuk është i freskët se lajmi bie era naftalinë!!