Rrugë të tëra në qytetet britanike u kthyen natën e shkuar në rrëmujë.
Qindra persona të dehur, e shumë prej tyre edhe femra qenë nën vëzhgimin e rreptë të policisë. Rrugët e Birmingamit u shndërruan në kaos dhe u desh ndërhyrja e policisë-duke kryer edhe arrestime-për të vënë qetësi.
Sjellja të shumta antisociale dhe çrregullime të turpshme në sjellje u vunë re në këtë qytet, raportojnë mediat britanike.
Gjithçka ndodhi për shkak të festës së Halluinit, një festë pagane që festohet në shumë vende të botës ku njerëzit imitojnë shtrigat, vdekjen dhe djallin.
Sipas medieve britanike, rreth 50% e pjesëmarrësve në një festë të tillë kanë probleme me ligjin, ndërsa numri i atyre që priren për të shkaktuar rrëmujë arrin në 63%.
Të paktën 14 persona janë arrestuar për dëme, ndërsa festa e Halluinit shkakton dyfishimin e krimeve të vogla. Sipas Daily Mail, sjelljet antisociale janë dyfishuar këtë vit në krahasim me vitin e shkuar. Megjithatë, pavarësisht telasheve të shumta në rrugët e Britanisë, pati edhe kostume mbresëlënëse në shfaqje. /Dita/









BRITANIKET MBAHEN SI PIJANECE DHE DEBILA.