Megjithëse e mohon rregullisht sa herë ia përmendin, Berisha vazhdon të kalojë shumë kohë në vilën luksoze përballë detit në Gjirin e Lalzit.
Banorët e paktë të tetorit dhe vizitorët e fshatit turistik Lura mund ta shohin ish-kryeministrin të shëtisë çdo ditë pak metra larg brezit të rërës.
I kërrusur dhe me një veshje të çuditshme, kjo foto e botuar sot nga gazeta DITA, tregon Berishën duke ecur dy ditë më parë pranë vilës së tij në vijën e parë të vilave të fshatit turistik.
Fshati Lura në Gjirin e Lalzit afër kepit të bukur të Rodonit njihet si vendqëndrimi veror i shumë personazheve të politikës, biznesit dhe drejtësisë, por edhe si simbol i korupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
b.m. / dita


