FOTO/ I kishte kthyer apartamentet në laborator droge, pranga kuzhinierit shqiptar në Itali

Gazeta Dita

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 14 kg heroinë, si dhe një sasi eurosh. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua të shtunën pas një operacioni të policisë në Bollate, provincë e Milanos.

 

‘Milanotoday’ shkruan se sasia e drogës u gjet në dy apartamente që ishin në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet.
Sakaq, në ndihmë të operacionit u përfshinë edhe qentë anti-drogë, aksion në të cilin u sekuestruan edhe 9 mijë euro para chash, një makineri që numëron parasi dhe një makineri për ngjeshjen e drogës.
Po ashtu karabinierët sekuestruan edhe 8 celularë si dhe materiale për paketimin e drogës dhe shënime që lidhen me aktivitetin e paligjshëm të trafikimit.

Siç shkruajnë mediat, shqiptari për t’u kamufluar nga aktiviteti kriminal punonte si kuzhinier në një restorant në vendin fqinj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *