Irani ka përdorur buldozerë për të lëvizur nëpër copat e mbeturinave të avionit të rrëzuar, duke shkatërruar potencialisht prova, të cilat mund të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të asaj që ndodhi.
Sipas “Business Insider”, imazhet dhe raportet nga vendi i përplasjes tregojnë se së paku një buldozer po punon tek rrënojat në këtë vend.
Një Boeing 737-800 u rrëzua të martën duke vrarë 176 njerëzit në bord. Kjo ka shtuar edhe më tej tensionet mes Iranit dhe SHBA-së.
Uashingtoni pretendon se avioni u rrëzua nga raketat e Iranit, ndërsa ky i fundit mohon më forcë akuzat e ngritura. Irani pohon se avioni u rrëzua për shkak të një çështje teknike në bord.
Zona e rrëzimit thuhet se është në qendër të një beteje të tensionuar gjeopolitike mbi saktësisht atë që ndodhi me avionin, i cili operonte në kuadër të “Ukrainian International Airlines”.


j.l./ dita

Popolo Albaneze
Vjen era lufte
Irani 0 interes të rrëzojë avion. Tani e morri vesh që CIA ka teknologji të komandojë edhe raketat që lëshon vetë Irani.