Miliona njerëz në të gjithë botën po përballen me kufizime të paprovuara më parë, përfshirë ndalim-qarkullimin, kufizimet e hyrjeve e daljeve dhe izolimin e tyre, pasi e bota përpiqet të kontrollojë COVID-19.
Masat për të penguar përhapjen e koronavirusit të ri janë miratuar nga shumë ende të botës, duke vendosur kufizime të udhëtimit, duke mbyllur aeroportet dhe duke mbyllur plotësisht kufijtë e tyre.
Italia ishte vendi i parë evropian që vendosi kufizime të mëdha për të luftuar sëmundjen.
Franca dhe Spanja iu bashkuan Italisë në vendosjen e pengesave për dhjetëra milionë njerëz, Australia urdhëroi izolimin e të huajve që mbërrinin dhe vendet e tjera zgjodhën ndalimet e hyrjes.
Disa vende vendosën ndalime të tubimeve masive, duke mbyllur ngjarje sportive, kulturore dhe fetare, ndërsa ekspertët mjekësorë po u bëjnë thirrje njerëzve të praktikojnë “distancimin social”.
Në fotot e mëposhtme shihen disa prej këtyre masave në vende të ndryshme të botës, të publikuara nga “Al Jazeera”.











j.l./ dita
