Ky ishull është ndër më të rrallët në botë. Hyrja në brendësi të tij nuk mund të bëhet me makinë, por vetëm me helikopterë apo edhe në këmbë por me shumë vështirësi.
Ishulli është formuar nga shpërthimi i një vullkani të madh rreth 3 milionë vite më parë siç besohet. Është në formë e një amfiteatri dhe hyrja në të është tejet e vështirë.
Në ishull Cirque de Mafate, njerëzit u futën për herë të parë në shekullin e 18-t. Vala e parë përbëhej nga afrikanë që iknin nga padronët e tyre evropianë. Më vonë erdhën disa fermerë të varfër nga Franca.
Prej dekadash, personat që ndodheshin aty kanë jetuar pa ndonjë lidhje me botën e jashtme.
Sot, ishulli ka rreth 800 banorë që jetojnë në fshatra të vegjël të quajtura “Ilets”, term që vjen nga frëngjishtja. Ishulli nuk ka energji elektrike dhe as tubacione uji.
Mjekët ose policët atje shkojnë me helikopter. Ishulli është shpallur nga UNESCO si trashëgimi botërore. Ata që e vizitojnë e quajnë ndryshe si Kopshti i humbur i Edenit.
Ishulli gjendet në Oqeanin Paqësor, pjesë e ishujve Galapagos, ndërsa aty gjendet një numër i madh bimësh dhe zogjsh që nuk gjenden askund tjetër. /S.Ll/









Ngjaka si Bjeshket tona.
Te nderuar,
Se pari: nuk eshte ishull, por nje vullkan qe ndodhet ne nje ishull.
Se dyti: ndodhet ne Oqeanin Indian.
Se treti: nuk ka lidhje me ishujt Galapagos qe ndodhen nga ana tjeter e botes.
Pervec ketyre, pjesa me e madhe e atyre qe shkruhen ne artikull, qendrojne…
Idiot komplet. Cirque de Mafate eshte nji rezevat ne ishullin La Reunion ne Afrike, ne detin Indian, afer Madagaskar. Jo ne galapagos (Kili), ne anen tjeter te botes. Ku i gjeni keta analfabet apo punesoni me miqesi?