Do të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme, por fanella e tretë e Milan për sezonin e ri është zbuluar në internet.
Pavarësisht se sezoni ka filluar prej dy javësh, Adidas po punon akoma mbi uniformën, që këtë vit është bazuar tek ideja e një tifozi, pas nismës së viti të kaluar.
Bëhet fjalë për një fanellë ku mbizotëron ngjyra e zezë, me një shirit të kuq në lartësinë e stemës, që kthehet në një shigjetë të zezë në pjesën e sponsorit teknik, që është i pozicionuar mes dy shiritave të kuq.
Pjesa e pasme është e gjitha e zezë. Ndërsa përpara, poshtë shiritave të kuq fanella është e prerë në diagonale: pjesa e sipërme është me shirita horizontal me dy tonalitete të ngjyrës së zezë, ndërsa në pjesën e poshtme këto nuanca janë vënë kundër njëra-tjetrës.
Detajet e mëngëve dhe shiritave të Adidas janë të kuqe, ndërsa jaka është e zezë. Fotografitë janë publikuar nga footyheadlines.com.

E.Xh
