FOTO / Ja si ndryshon formacioni i Barçës me Hysajn

Dita

Dje, e përditshmja sportive katalanase “El Mundo Deportivo” zbuloi se një nga emrat e diskutuar te Barcelona për merkaton e janarit është edhe ai i mbrojtësit shkodran të Napolit, Elseid Hysaj. 21-vjeçari i kombëtares kuqezi – i cili në verë do të shfrytëzojë “trampolinën” perfekte për të treguar se është lojtar i nivelit botëror, Kampionatin Evropian – është përmendur si pasues i mundshëm i Dani Alvesit në repartin defensiv të Barcelonës.

Kjo nuk është hera e parë që Hysaj përfshihet në listën e merkatos së klubeve të mëdha në kontinent. “Sport Ekspres” më 21 shkurt ka zbuluar ekskluzivisht interesimin e Bayernit për lojtarin i cili luan në të dy krahët e mbrojtjes, teksa disa javë më pas një sajt anglez ka zbuluar interesimin e Chelseat gjithashtu. Vlen të theksohet edhe lajmi i publikuar para një muaji në Itali për synimin mjaft serioz të Atletico Madridit për ish-mbrojtësin e Empolit, sipas të cilit klubi madrilen mund të ofrojë rreth 24 mln euro.

“Sport Ekspres” ka ideuar formacionin e mundshëm të Barcelonës bazuar te zërat e merkatos për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë edhe Hysajn.

f8

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *