Fotografi i Shtëpisë së Bardhë poston në Instagram momente dhe detaje nga jeta e njeriut më të fuqishëm të globit. Pete Souza iu bashkua përdoruesve të Instagramit vetëm pak ditë më parë dhe në një kohë të shkurtër është ndjekur nga të paktën 18000 adhurues të rrjetit që më shumë sesa me fjalë, flet me foto.
Souza shprehet se përdor një smartfon për shkrepjet e tij “pas kuintave”. Fotografi i besuar i Obamës është autor i disa prej shkrepjeve më të bukura të presidentit amerikan dhe administratës së tij.
Ai është fotografi i parë i Shtëpisë së Bardhë që ka realizuar portretin zyrtar të presidentit me një aparat dixhital. Ai është gjithashtu autor i fotos së Obamës dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë kohës kur po ndiqnin aksionin për eliminimin e Osama bin Ladenit.