Foto/ Kapërdin 40 tehë thikash dhe është ende gjallë

Elton Tafaruci

Një shtetas indian i është nënshtruar një operacioni pasi kishte kapërdirë 40 tehë thikash – sepse i pëlqente shija.

Jarnail Singh, 42 vjeç ishte shtruar në spital pas disa ditëve dhimbje barku dhe ndjenjën e lodhjes.

Mjekët u habitën kur zbuluan se ai nuk kishte kapërdirë 1 ose 2 por plot 40 thika në dy muajt e fundit.

Njëri prej 5 kirurgëve që ndërmorën operacionin, Dr Jitinder Malhotra tha se ishte një ndër operacionet më të vështira që kishte ndërmarrë në 20 vitet e fundit.

“Në momentin kur e diagnostifikuam zbuluam një masë solide në stomakun e tij që na u duk si kancer, Pacienti na tregoi se kishte një dëshirë të pakontrolluar për të ngrënë thika. Ajo që është e pabesueshme është se ai ka vazhduar të kapërdijë tehë thikash për 2 muaj. Nuk më kanë parë sytë një gjë të tillë në karrierën time.

Operacioni ka zgjatur 5 orë  dhe përfundoi në mënyrë të suksesshme dhe Daily Mail shkruan se Jarnail pas disa ditësh do të dalë nga spitali.

376D91B200000578-3750540-image-m-121_1471708710105 376D922A00000578-3750540-image-a-122_1471708714996376D92D600000578-3750540-image-a-113_1471708649320

376D92D600000578-3750540-image-a-113_1471708649320 (1)

376D91C700000578-3750540-image-a-115_1471708672571

376D92CF00000578-3750540-image-a-116_1471708678093

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *