Foto/ Kapet gomonia me 300 kg kanabis, pranga dy skafistëve

Elton Tafaruci

Një gomone me 300 kilogramë kanabis e nisur nga Shqipëria është kapur në Itali. Burime nga policia thanë se, në orët e para të ditës së sotme Salla Operative e grupit Aereo Naval të Taranto ka komunikuar që ka marrë njoftim nga Patrulla e Përbashkët GdF dhe Delta, që një mjet po lëviz drejt brigjeve italiane.

Helikopteri i GdF në orën 06:10,  ka diktuar një gomone rreth 5 metra me dy persona në bord në një distancë 24 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa dhe ka konstatuar disa pako në të.

Gomonia vinte nga brigjet shqiptare me shpejtësi 20 milje në orë.

Mjeti lundrues i Guardia di Finanza BSO110 i Qendrës së GdF Vlorë, në bordin e të cilit ndodhej edhe efektiv i Delta Forcë Radhimë Vlorë, si dhe një mjet lundrues i shpejtë i Repartit GdF të Puglia po mbështesnin veprimet e përbashkëta.

Rreth orës 11:00 të paradites gomonia e cila po ndiqej u bllokua dhe u ndalua nga pjesëmarrësit në këtë operacion, në një distancë 24.8 milje nga grykëderdhja e lumit Vjosa.

Bëhet fjalë për një gomone rreth 5 metra e gjatë me dy persona me dy persona me shtetësi shqiptare Në këtë gomone u gjetën 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg mariuana (Canabis Sativa).

Gomonia u shoqërua për në portin e Brindisi-t. Gjatë këtij shërbimi, mjeti lundrues BSO110 me punonjësin e Policisë Shqiptare në bord, bëri kontrollin edhe të një motopeshkarexhë, e cila lundronte disa milje në distancë nga objektivi, ku rezultoi që në bordin e peshkarexhës nuk u gjendën materiale të dyshimta.

Emrat e dy personave të ndaluar:

B. K, 46 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.

T. V, 36 vjeç, lindur në Qerret, Kavajë.

gomonia droge (7)gomonia droge (5)gomonia droge (4)gomonia droge (2)gomonia droge (3)

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *