Pamje të tilla jeni mësuar t’i shihni nëpër filma. Ato janë në Shqipëri. Mrekullia nënujore është fotografuar në afërsi të Gjirokastrës nga fotografja polake Irena Stangierska.
Fotot janë publikuar në rrjetet ndërkombëtare e midis tyre edhe në një faqe që merret posaçërisht me informacione gjeografike.
Fotot janë marrë gjatë një udhëtimi që një grup zhytësish pasionantë mes tyre dhe Irena kanë bërë në jug të Shqipërisë në korrik të 2015.
Ata kanë vizituar tre shpella nënujore: Viroit, Skotinin dhe Petranik. Më piktoreskja duket se ka qenë për ta shpella e Viroit, e cila ka një thellësi prej 249 metra.
Liqeni i Viroit është monument natyror që prej vitit 1982 dhe ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës. /Dita/


bravo irenke!! Po te ihste per mua do te beja ministre te turizmit se ajo e turizmit e ke mendjen te…mbase poezite e vrimes se rilindjes
Ka pas burre shqiptar qe te hyje aty brenda, se ne vrimat e Rites e dime qe futen