FOTO: Kinema dhe Politikë

editor
ST. JAMES PLACE

Në këtë foto shihen regjisori Steven Spielberg dhe aktori  Tom Hanks.

Filmi i fundit i Spielberg, “The Post “, kandidat për çmimet “Oscar” ka hapur diskutime, jo aq për përmbajtjen, se për vetë Spielberg

Autoritetet libaneze rekomanduan ndalimin e filmit me protagonistë Meryl Streep dhe Tom Hanks disa ditë para premierës në Bejrut, por pas reagimeve të zemëruara filmi do të shfaqet normalisht.

Spielberg është i përfshirë në “listën e zezë të Ligës Arabe” sepse i dha një milion dollarë Izraelit gjatë luftës së vitit 2006 me Hezbollahun në Liban.

Megjithatë, ministria e brendshme libaneze, e cila vulos automatikisht vendimet e agjencisë, do të lejojë që filmi të shfaqet.

Filmi i Spielberg sjell në dritë një rast që tronditi SHBA  dhe që lidhet me skandalin e “Dosjeve të Pentagonit” të vitit 1971.

Bëhet fjalë për botimet nga gazeta Uashington Post të dokumenteve të Pentagonit ku ekspozoheshin gënjeshtrat e Shteteve të Bashkuara në lidhje me luftën në Vietnam.

n.s. / dita

ST. JAMES PLACE
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *