FOTO: Kishat e rrënuara të Shqipërisë, që kërkojnë të shpëtohen

DITA Online

 

Kishat ortodokse të Rrethit të Sarandës, pjesë e Qarkut të Vlorës, janë vënë nën fokusin e agjencisë së lajmeve “Reuters”, nën një album fotografik të titulluar “Kishat e rrënuara të Shqipërisë, që kërkojnë të shpëtohen”.

Në foto shfaqen kishat ortodokse “Shën Athanasi” të Leshnicës dhe Muzinës në Sarandë.

Në to shfaqen afresket e dëmtuara, e në përshkrim thuhet se qeveria shqiptare dhe vet Kisha Ortodokse shqiptare kanë nisur restaurimin e disa prej strukturave që datojnë nga periudha e Bizantit e më vonë.

Veç “rrënojave” theksohet gjithashtu se kishat ndodhen shpesh në vendndodhje piktoreske, e pasuria e tyre reflekton edhe politikat shqiptare përgjatë shekullit të fundit.

Një pjesë e vogël historiku është përmendur për Shqipërinë, gjithashtu, duke nisur nga shtetndërtimi pas Luftës së Parë Botërore pas qëndrimit për një kohë të gjatë nën sundimin osman, e kalimi më pas në komunizëm pas Luftës së Dytë Botërore.

“Vetëm pas vitit 1990, Shqipëria përqafoi demokracinë – thuhet në një përshkrim fotoje, – e tashmë vendi aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”./a.s/dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte kishe shqiptare e periudhes se perandorise romake te lindjes.Grekeve u vrasin syte keto kisha,sepse pretendojne qe krishterimin ne Shqiperi e sollen greket.Ne mezi i perzume greket nga kisha autoqefale shqiptare ne 1929,na i solli Patriku i Tropojes Sali Berisha nga Afrika me linjen e tradhtise.Po te ishte kishe greke sot presidenti Avramopullos do te kercenonte Tiranen zyrtare per shkelje te drejtave te besimit, minoriteteve Do kishte proteste te 200 shqiptareve grekfoles te Himares etj.Por eshte kishe shqiptare dhe ne shkaterrimin e saj mund te jete dora greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *