FOTO: “Koloneli i Mbretërisë shet cigare të Italisë!” Fqinj i kafe ‘Florës’ së Enverit, historia e Bilal Nivicës, ish-kreu i Xhandarmërisë së famshme të Zogut

redaktor

 

 

Nga Auron Tare

Botuar në DITA

Ishte viti 1941, pranverë. Italianët më në fund kishin mundur të çanin frontin grek me ndihmën e trupave gjermane dhe ishin futur në Veriun e Greqisë. Shumë pranë Kullës së Sahatit, në një kioskë të vogël, një burrë me trup mesatar shiste  cigare.

Një tabelë e madhe varur ne kioske tërhiqte vëmendjen e kalimtarëve ku me dy vargje plot humor shkruhej: “Koloneli i Mbretërisë shet cigare të Italisë!”.

Cigareshitësi ishte ish-Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore, Kolonel Bilal (Dalanaj) Nivica nga fshati Nivicë i Kurveleshit.

Mbas largimit të Zogut dhe rënies së shtetit, ai kishte refuzuar të drejtonte trupat ushtarake italiane kundër Greqisë. Si drejtues i të vetmes forcë besnike e Mbretit Zog, Xhandarmerisë, ai kishte pranuar të shiste cigare në mesin e Tiranës por jo të angazhohej nën Italinë fashiste.

Bilal Nivica dhe ministri i Brendshëm Et’hem Toto

Kolonel Nivica kishte një të kaluar shume interesante. Në rininë e tij kishte qenë një prej anëtarëve të çetës së studenteve të Selanikut; një grup të rinjsh idealistë që kishin lënë shkollën në Selanik dhe kishin dalë malit kundër Turqve të Rinj.

Të drejtuar nga Dervish Duma ishin endur maleve të Jugut pa ndonje aktivitet të shquar luftarak por dukshëm me ide revolucionare nacionaliste. Pjesëmarrësit e qeverise së Ismail Qemalit që kanë lënë kujtimet e tyre për këtë kohë, theksojnë se Bilal Nivica ishte adjutant i Ismail Beut dhe njeriu që e shoqëronte atë kudo.

Gjatë viteve të Luftës së Parë nuk ka ndonjë informacion mbi rolin e tij në ngjarjet e kohës. Në disa shenime te  ushtarakut Sami Koka nga Delvina shkruhet se ne ditet e fundit te pushtetit te Nolit, u tentua nje grusht Shteti nga disa ushtarake. Kolonel Kasem Bej Radovicka, Toger Bilal Nivica, dhe Major Sami Koka por kjo perpjekje u zbulua.

Ne rremujen e ikjes nga Tirana te njerzve te Nolit, te tre ushtaraket nuk u varën dot sipas vendimit qe ishte marre dhe futja e Zogut ne Tirane beri qe te dalin nga burgu ku mbaheshin.

Çeta e Studentëve të Selanikut: Bilal Nivica, ulur i pari djathtas  (burimi i fotos Xh.Canaj)

Me adhjen ne pushtet te Zogut, Bilal Nivica emerohet qarkomandat i Vlores dhe zevendes i Nuredin Bej Vlores; ndoshta lidhja me Ismail Qemalin e ben ate personin e duhur per te perfaqesuar Zogun ne kete krahine rebele.

Për një kohë behet  drejtues i forcave të ndjekjes kunder bandave per te sjelle qetesine aq te lavderueshme qe Zogu vendosi ne kohen e tij. Më vonë kryetar i Gjykatës Politike, rol ky që tregon besimin që Zogu kishte në personalitetin e tij.

Me tej caktohet Qark-Komandant i Shkodrës. Kur presioni italian bëri që oficerët britanikë të Xhandarmërisë me në krye Gjeneral Persin të largohen nga Shqipëria, Bilal Nivica emërohet Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore (per nje periudhe shume te shkurter).

Nëse shikojmë që Xhandarmëria ishte pjese e  forcave  që bëri një farë rezistence ndaj sulmit italian në 7 Prill, na le të kuptojmë se ai nuk kishte pranuar kompromisin me italianët për të hapur rrugët e pushtimit.

Megjithese ne dokumentacionin e  SIM-it (sherbimi i zbulimit ushtarak italian) permendet emri i tij dhe thuhet se “2500 pushkët e çuara me urdhër të Zogut, shoqëruar nga major Bilal Nivica për trupat e Labërisë, ranë në duart e milicëve të batalionit XL”. Konsulli Italian Salvo Salvoni kishte arritur të sabotonte mbrojtjen e Vlorës.

Nëna e Bilal Nivicës

Pas largimit të Zogut, Nivica qëndroi në Tiranë, ku hapi në 1941 kioskën qē përmendëm në fillim të këtij shënimi. Kioska ishte jo shumë metra larg nga një dyqan me emrin “Flora” ku një tjetër cigareshitës shiste cigaret e Italisë.

Interesant është fakti që në dokumentat e zbulimit britanik SOE, zyra e Stambollit, Bilal Nivica përmendet si një person me ndikim në qarqet nacionaliste krahas M.Pezes dhe H. Lleshit. Si i tillë i kërkohet të formojë një formacion ushtarak anti-italian të financuar nga britanikët.

Nuk ka të dhëna të sakta nëse u përfshi në këtë operacion të zbulimit sekret britanik, por me ardhjen në pushtet të ish-fqinjit të tij te “Flora”, Enver Hoxhës, ai arrestohet. Gjykohet në gjyqin e famshëm special në 1945 ku shpallet armik i popullit dhe dënohet me 15 vjet burg.

Lirohet në 1959  por nuk ka se ku të banojë, pasi shtëpia i ishte konfiskuar. I harruar dhe në mjerim vdes pak vite më vonë.

 

*****

Botuar në DITA nga cikli “Shqipni e Harrume” e Auron Tares

 

 

Share This Article
14 Comments
  • Te gjithe keta burra ishin tradhetare , por vetem Enver Hoxha ishte “patriot dhe demokrat ” Ah mjere ne populli per kete peshqesh qe na le , o zot i medherishem .

  • Ai I kafes” Flora”nuk shiste duhan Italian , as paketa duhani ltalian por duhan nga “Stamles” ne Elbasan ,Kete ia furnizonte njeperson me mbiemrin Dishnica (me duket ) I cili ishte nga aksioneret e medhenj te Stamlesit .Ishte nga klasa e bejlereve ,me formim te majte dhe patriot qe nuk duronte pushtimin e vendit.

    • Nuk thone me Duhan italian, po duhan te italise..
      Eshte futur moda kosocarce. Meqe nuk flasin shqipen e sakte, po e sakatojme ne te sakten.

  • Ja,ky i shkreti,shiste cigare perballe enverit,qe shiste cigaret e Fabrikes Flora te Ibrahim beut..Ku ta dinte ky i shkreti,qe nuk duhet te shiste cigare,,perballe enverit?
    Nuk e kuptoi memet shehu,qe nuk duhej te botonte VEPRA peballe enverit.Dhe e hengri.

  • Auron,dyqani Flora.ku shiste cigare. E.Hoxha ka qene.tek Rr.Dibres sapo nis Rr.Bardhok Biba apo e Veriut apo edhe e Shkodres sic quhesh nje kohe te. shkuar.Ndersa.kulla Sahatit ku paska shit cigare majori B.Nivica eshte larg prandaj bie poshte fqinjesia e tyre ne biznes.

    • Une mendoj se kjo fraze ka qene me shume alegori se sa dicka e matur me metra. Dyqani i Bilalit marre me qira ka qene diku ku eshte sot biblioteka kombetare. jo shume afer por as shume larg Flores.

      • Po te kemi parasysh se aty ku eshte sot bibl. (anti) komb. ka qene afersisht fillimi i pazarit te vjeter ne anen jugore, dyqani i ketij cigare shitesi i bie te kete qene pak me ne jug apo veri-jug. Pra pak metra me ne perendim te nisjes se autobuzit te Porcelanit sot, apo afer stacionit te autobuzit te aeroportit. “Alegoria” me dyqanin Flora, ku shisnin cigare te lincesuara dhe kontrabande Enver Hoxha dhe Pilo Peristeri, (dy-tre qind metra me ne veri), jepet nga Auroni yne per reklame, pra per terheqjen e vemendjes se lexuesit! Sic thote llafi i urte, ‘reklama shet mallin’, ne kete rast shkrimin.

      • Po te kemi parasysh se aty ku eshte sot bibl. (anti) komb. ka qene afersisht fillimi i pazarit te vjeter ne anen jugore, dyqani i ketij cigare shitesi i bie te kete qene pak me ne jug apo veri-jug. Pra pak metra me ne perendim te nisjes se autobuzit te Porcelanit sot, apo afer stacionit te autobuzit te aeroportit. “Alegoria” me dyqanin Flora, ku shisnin cigare te lincesuara dhe kontrabande Enver Hoxha dhe Pilo Peristeri, (dy-tre qind metra me ne veri), jepet nga Auroni yne per reklame, pra per terheqjen e vemendjes se lexuesit! Sic thote llafi i urte, ‘reklama shet mallin’, ne kete rast shkrimin..

  • “Për një kohë behet drejtues i forcave të ndjekjes kunder bandave per te sjelle qetesine aq te lavderueshme qe Zogu vendosi ne kohen e tij. Më vonë kryetar i Gjykatës Politike, rol ky që tregon besimin që Zogu kishte në personalitetin e tij”. Auron, ku e gjete keto perla historike? Nqs ke te drejte, mund te sqarosh cilat ishin bandat qe benin rremuje. Mos valle “banda” e Dragobise e Bajram Currit? Gjykata politike?! Kishte te tille ne qetesine e lavderueshme te Zogjit?

    • Auroni nuk ka koment per kete pergjigje. Po ka pergjigje per alegorine qe e shtyu te shkruante nje artikull te tere, per qetesine e lavderueshme te Zogjit

      • Zogu nuk dilte vete me hanxhar ne dore. Perdorte gomere si puna e ketij te Nivices.Nejse, te kish bere kerdine me viktima do e kish varur Enveri. Por patriot s’i thua dot, as shites cigaresh per ta futur ne histori.

    • ne se lexon pak me shume dokumentat e kohes do te kuptosh se cfare shkruhet me siper. qetesine dhe carmatosjen qe i beri popullates Zogu. KOmplimentat per rregullin qe vendosi Zogu e kane bere oficeret britanike qe ndertuan xhandarmarine shqiptare prandaj as une as ti nuk kemi sa cfare komentojme me shume

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *