FOTO: Kur dashuronte Dritëro Agolli…

redaktor

Këto janë disa foto të rralla të rinisë së shkrimtarit të madh, Dritëro Agollit, me bashkëshorten.

Është koha kur Dritëroi dhe gruaja e tij dashuroheshin dhe më pas është edhe fotografia e tyre e dasmës.

Fotografitë shoqërohen me një vjershë të Agollit që është mjaft domethënëse dhe e lidhur me fotografitë e rinisë së tyre.

I përndjekuri i dashurisë

Unë jam i burgosuri yt ,
Rroj me prangat që ti m’i ke vënë,
Po çudi , as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zënë .

Kur ti prangat m’i hodhe në mish ,
Unë i putha duart e tua ,
Është rast i pashëmbullt ta dish ,
Që xhelatin ta puth e ta dua !

I përndjekuri yt erotik ,
I perndjekur të mbetet gjithmonë!
Erotik i mirë a i lig ,
Hidhmi duart në fyt , torturomë!

Ky burgim sa do të zgjasë s ‘e di ;
I përjetshëm do kisha dëshirë,
Veç ti eja më shpesh në qeli ,
Të përndjekurit tënd i vjen mirë…

2 3 4 5 6

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *