Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: FOTO: Kur MPJ e Shqipërisë punonte në… çadra
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Foto Lajm > FOTO: Kur MPJ e Shqipërisë punonte në… çadra
Foto LajmLajmi i fundit

FOTO: Kur MPJ e Shqipërisë punonte në… çadra

b.m.
Published December 31, 2018
Share
SHARE

Kur u shpall kryeqytet, Tirana u përball me një kërkesë të madhe (por edhe problematikë) për strehimin. Qyteti kishte mangësi në godina për ambiente pune e strehimi për administratën.

Me një problematikë të tillë ishin përballur edhe më herët Vlora në 1912 dhe Durrësi në 1914.

Mungesa e godinave do të bënte që të kërkoheshin alternativa të ndryshme. Një nga zgjidhjet që do të shkaktonte jo pak diskutime, kritika e do të bëhej edhe objekt humori, do të ishte ajo e ndërmarrë nga Eqerem Bej Vlora në Durrës në vitin 1914.

Në atë kohë, Vlora ishte funksionar në ministrinë e Jashtme, në qeverinë e Princ Vidit – raporton gazetari Kreshnik Kuçaj i portalit Scan.

Në kujtimet e tij, Vlora shkruan se për të gjetur ambientet e ministrisë së Jashtme, shkoi të bisedojë me kryeministrin Turhan Pasha. Kërkesa ishte për 3-4 dhoma që do të shërbenin si zyra për ministrinë.

“Por ç’të shihja? Ai nuk dinte të thoshte as se ku do të ishte zyra e kryeministrit. Atëhere nuk i rashë më në qafë; kërkova disa ditë leje , shkova në Vlorë, mora me vete gjithë kompleksin tim të çadrave dhe erdha e vendosa në një shesh të bukur me pamje të gjerë në kodrën prapa shtëpisë së Esat pashës: tri çadra të mëdha për fjetje, secila me paradhomë, dhomë gjumi, banjo dhe sallon, pastaj tri çadra të mëdha pritjeje dhe ngrënieje, çadra për kuzhinë, për depo dhe për personelin shërbyes, shkurt një kompleks prej 14 çadrash të pajisura me të gjitha komoditetet e mundshme, gjer edhe me një central ndriçimi të vetin me acetilen.

Lajmi i ministrisë sime me çadra shkaktoi fillimisht në Durrës një valë kritikash plot humor, por më vonë, pas vizitave të para të punës të diplomatëve të huaj, filloi të qarkullojë mendimi se kjo ishte një zgjidhje praktike e vështirësive të strehimit” shkruan Vlora në kujtimet e tij.

Vidi ishte Princ i Shqipërisë për një periudhë 6 mujore, nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914.

b.m. / dita

b.m. December 31, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • Shemia says:
    December 31, 2018 at 4:54 am

    Po, mjedis i mr÷kullueshen pirtative.

    Reply
  • fteri says:
    December 31, 2018 at 6:31 am

    Këto çadra të MPJ -jan një kujtim patriotik të shpirtit revuliconar të asajë kohe që nënëpunësit e shtetit vinin në plan të parë interesin e formimit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare .

    Këto çadra jan burim i pa shtershëm frymëzimi nga qeveritarët e atëhershëm në shërbim të MPJ -shqiptare . shembull sakrificë për punonjësit aktual të MPJ ,por edhe të gjitha ministrive të sotme që bredhin në ndërtesa luksi dhe bëjnë parada mode duke vjedhur dhe nuk punojnë ,kur marrin rroga të majme.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 31, 2018 at 8:50 am

    CADRAT E MPJ TE SHQYPNISE VAZHDUAN EDHE NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

    Te gjitha mbledhjet e Partise ne Ambasadat e Enverit ne “Zemer te Armikut” deri vone madje edhe pas viteve 90-te zhvilloheshin ne cadra ushtrie ne mes te domes se ambasadorit besnik, cadra qe ishin me te shemtuara se keto qe jane treguar ne foto ne Kohen e Preshit te Turhan Pashes.

    Nje here kur shkova ne nje ambasade perendimore per te kerkuar vize per nje mikun tim qe donte te bente nje film dokumentar per Shqypnine, doli ambasadori me fytyre te nxirre nga inati dhe me tha:

    PO BEJME MBLEDHJEN E PARTISE, EJA ME VONE!

    I thashe qe kisha rekomandim nga larte dhe nuk mund te prisja, atehere ai pasi lexoi letren me ne fund buzeqesht dhe papritur u be i sjllshem dhe na ftoi te prisnin disa minuta, u fut ne nje cader ushtrie ne mes te dhomes se tij, nxorri konsullin qe ishte bere ne fytyre i kuq si spec dhe i tha:

    JEPI VIZEN KETIJ MIKUT TONE SE ESHTE NGA FAMILJE PATRIOTIKE!

    Pyeta konsullin:

    PO KJO CADRA E USHTRISE C’NE?

    Konsulli nuk e zgjati, por ma ktheu menjehere duke vene gishtin tregues ne buze:

    SH..SH..SH…! SE TE DEGJON ARMIKU!

    Per te tjerat:

    Aferim!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?