Ish-kryeministri, Sali Berisha, ditën e djeshme ka kujtuar 13 muajt e largimit të tij nga pushteti nëpërmjet një statusi në Facebook, ku më së shumti numëron dështimet e qeverisë aktuale.
Ai e nis postimin e tij më fjalët “Të dashur miq, ka kaluar 1 vit nga dita e instalimit në pushtet të aleancës së majtë, apo të “qelbësirave” siç e quajtën ata veten, dhe deri sot nuk kanë ndërtuar apo rindërtuar qoftë dhe një km rrugë, urë, shkollë, qendër shëndetësore, ujësjellës, kanalizim, kopsht apo çerdhe. Jo vetëm kaq, por deri sot nuk kanë asnjë projekt të ri të vetin”. Dhe pasi rendit gjithë këqijat që i vijnë në mend, has reagimin e fortë të komentueseve që nuk janë në një mendje me të dhe i sugjerojnë që të largohet se ka ardhur koha të heqë dorë nga politika.
Por në raste të tilla Berisha ka gjithmonë një shkrim gati, që e publikon sa herë ka kundërshtime nga komentuesit online. Shkrimi flet për arritjet e qeverisë së tij dhe shkëlqimin ekonomik që ka patur Shqipëria gjatë kohës që drejtohej nga ai.
Këtë postim, Berisha e ka shoqëruar me disa foto gjatë vizitave që ka bërë në zona të ndryshme të vendit. Njëra prej tyre është më e veçanta dhe më e dashura për Doktorin.
Ai shfaqet gju më gju me popullin duke ngrënë bukë e djathë. “Më shumë se për djathin, që nuk i mungon, Saliun e ka marr malli për pushtetin”, thonë komentuesit. Fotoja e bukur, sidomos kërshëria e Fatmirit dhe e Gencit nga pas. Kohë të arta për ta!
Facebook SPY, rubrika e fundjavës në DITA

O kallangjyrë, o lugat, o malukat, në flakët e ferrit e ke vendin por s’po më kujtohet në cilin rreth,…ah po se harrova, me siguri në atë të fundit të hash krimba e kërma me Luçiferrin.
o qelbesire te ngelte ne gryke ajo kafshate
Udheheqesi tij shpirterore Enver Hoxha tek rrapi ne Tropoje e ngriti dollin e pare me uje bjeshke qelibare , ndersa Sali Berisha , me qe nuk e kishte ngopur barkun me buke ne kohe e Dulles , ja shtruan tavoline me buke e djathe , te parit i thuren kenge e rapsodi me cifteli , ndersa te dytit i bane nje hajmali …. T U N G
Po buka e ngrohte apo e ftohte ka qene?
Po aty paska edhe presh more. Jo vetem djathe.
Po mor plehre, se po paguajne ato qe gjoja bere ti. Kush quhet i zoti i dasmes, ai qe ha e pi apo ai qe paguan. Ti je ai i pari mor ndyresire qe na je bere peshqesh. Dhe pretendon qe ben pune, po me leke borxh, pa paguar asnje cope rruge, ne gjendje katastrofale, burim aksidenti, sidomos Golem-Rrogozhine.
Une mendova se po thuani ne kohen kur ishit pa e ndrruar emrin qe ishte gjithcka me talon.Ju shifni Ramen qe po flet taman si Enveri :JENI JU PA JEMI NE,
Kete radhe per shnetin tuaj
do ta ngre ket gote me uje
kaq tha trimi Enver Hoxha
flake na i ndezi,zemrat tona