Burime të sigurta pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmojnë për BalkanWeb lëshimin e një urdhërarresti ndërkombëtar nga Spanja për një biznesmen të njohur shqiptar, pasi dyshohet se është përfshirë në trafik droge.
Bëhet fjalë për biznesmenin e hidrosanitareve Nikolin Janinën, pronarin e kompanisë “Iberia invest” dhe “Alba ceramican” sh.p.k, e njohur ndryshe si “Porcelanosa”, të cilit policia i ka bllokuar 4 milion euro pasuri.
Këtij të fundit i janë bllokuar 4 banesa me sipërfaqe totale 450 metra katrorë në Tiranë, dy garazhe po në Tiranë, një apartament me sipërfaqe 65 metra katrorë në Vlorë, një sipërfaqe toke prej 31 mije metra katrorë në Drimadhe, Porto Palermo, Llaman dhe Himarë.
Sipas të njejtave burime, kanë qënë autoritetet spanjolle ato që kanë dërguar dosjen për biznesmenin si të përfshirë në trafik droge, ndërsa mësohet se për të është lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar, por që në Shqipëri duket se nuk ka gjetur zbatim për shkak të mungesës së një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Pasi janë kryer verifikimet e nevojshme, në muajin Korrik prokuroria e Krimeve të Rënda, ka vendosur sekuestro prenventive ndaj pasurive të dyshimta të Nikolin Janinës. Sakaq, mungesa e një marrëveshje mban peng ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Shoku gazetar, DRIMADES ESHTE DHERMIU, ne shqip e kam fjalen !!
Ju botoni ne nje gazete shqiptare prandaj!
Kur te botoni andej shkruajeni DRIMADES.
Servila pa kollone kurrizore fare jeni.