FOTO/ Kush është marokeni që mori me qira fugonin, dhe përplasi për vdekje 13 persona në Barcelonë

Gazeta Dita

Policia spanjolle ka nxjerrë të tjera detaje lidhur me ngjarjen që ka tronditur qytetin e Barcelonës.

Nga të dhënat, bëhet e ditur se fugoni që u përdor sot gjatë sulmit ku mbetën të vrarë dhjetëra vetë dhe u plagosën shumë të tjerë në zonën turistike “La Ramblas”, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir. Autoritete raportojnë se Oukabir, e mori me qira fugonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada.

Televizioni kombëtar spanjoll TVE thotë se ende nuk është plotësisht e sigurt nëse ky është autori. Policia deri më tani raporton për 13 të vdekur ndërkohë që shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Disa pamje horror tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës dhe njerëzve të rastit që ofrojnë ndihmën e tyre.

Share This Article
3 Comments
  • Islamizmi = kancer i epokes sone . Te mblidhet BE-ja dhe te mare nje vendim te prere : Te gjithe emigrantet , apo turistet nga vendet islamike , brenda 24 oreve , jashte nga Evropa e krishtere dhe demokratike .

  • Ngushëllim për viktimat. Terrorizmi duhet dënuat nga të gjtihë me ashpërsinë më të madhe.
    Në Shqipëri shpresoj që këtë terrorizëm mysliman ta dënojë fillimisht KMSH.

  • BE-ja budallaqe nuk e ben.
    Jo më pak budallaqe eshte edhe Amerika.
    Por do tia shohin hajrin, me keq se po ia shohin.
    Do te behen argate te arabeve, ne shtepine e vet. Dhe nuk do kene kujt ti qahen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *