Protesta, Veliaj: 800 lekë mohito, ankohen për 50 lekët e tavolinës. Neranxi: Na premtove se do ulje taksat e Saliut

redaktor
Perfaqesues te biznesit te vogel, gjate nje proteste te perpara bashkise se Tiranes, per te kundershtuar rritjen e disa prej taksave lokale nga ana e kesaj bashkie. /r/n/r/nRepresentatives of small businesses, protest in front of the Tirana's city hall, against the increase of local taxes.

Një përfaqësi e tregtarëve të Tiranës është takuar sot pasdite me kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Takimi ka ardhur pasi tregtarët protestuan sot përpara zyrës së kryebashkiakut.

Kjo ishte protesta e dytë pas asaj të datës 23 shkurt.

Ata kërkojnë tërheqjen e vendimit të këshillit bashkiak për rritjen e disa taksave vendore.

Një nga drejtuesit e protestës, kreu i Shoqatës së Tregtarëve Nikollaq Neranxi thotë se tregtarët janë në të drejtën e tyre ndërsa qeveritarët janë jashtë realitetit.

“Më lejoni të lexoj premtimet që z.Veliaj ka dhënë në fushatën elektorale të 2013-s përpara biznesmenëve të Gjirokastrës: Mbështetja jonë kryesore për biznesin do të vijë përmes lehtësimit të taksave sidomos për biznesin e vogël, do të largojmë nga duart e administratës tatimore “gjobëvënien” politike ndaj biznesit të madh. Ne do të rijetësojmë funksionin e Dhomave të Tregtisë, i cili është një prioritet për qeverinë e pas 23 qershorit. Programi i qeverisë së ardhshme të drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të ndezë dritën e shpresës për sipërmarrësit shqiptarë të cilët sot gjenden përballë krizës ekonomike më të thellë, e për të mos mjaftuar nuk mungojnë as gjobat marramendëse të sekserëve dhe servilëve të pushtetit”, – tha Neranxi

Por kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje sipërmarrësve dhe tregtarëve të tregohen seriozë, dhe të mos i bashkohen reagimeve politike.

“Sapo kam komunikuar me disa prej tyre, ata që besoj sej anë tregtarë të vërtetë. Dy drejtorë të Berishës për naftën organizojnë protestën, kështu që vjen pak era naftë dhe padrejtësi. Drejtorët e naftës së Saliut kanë trokitur në derën e gabuar. Sa për drejtuesit e lokaleve do të thoja që bashkia i ka zëruar taksat për biznesin e vogël. Brenda aktivitetit ata i kanë taksat zero, ndërsa për zënien e hapësirave publike, është ndryshe. Fjala që është hapësirë publike, nuk do të thotë se është pa zot. Për një tavolinë me 4 karrige, binzesi paguan 50 lekë në ditë. Premtova që do liroj trotuaret dhe po i lirojmë, premtova se do t’ua kthej hapëristat publike qytetarëve, dhe do t’ua kthej” – tha Veliaj.

Protestuesit thonë se taksat e reja po i çojnë drejt falimentimit.

“Kryetari i bashkisë të ulë taksat 10-fish. Nësë ai nuk ul taksat më shumë sesa qeveria e kaluar, atëhëre të lërë zyrën e tij, pasi ka dhënë shumë premtime. Erion Veliaj të dalë e të na sqarojë, të na thotë që taksat do të ulen”, u shprehën disa përfaqësues të protestës.

Kryebashkiaku tha se është absurde që refuzojnë të paguajnë 50 lekë për një tavolinë me 4 karrige.

“Janë disa lokale në bllok që zënë trotuarin e për një mohito duan 800 lekë, dhe s’paguajnë dot një taksë. Përderisa i zënë hapësirën publike qytetarëve, t’ia paguajë atyre atë. Ku të kalojë një grua me karrocën e fëmijës nëse këto trotuare janë të zaptuara? Ke lokale që thonë nuk mbajmë dot frymën, dhe kanë nxjerrë 50 tavolina jashtë. Kur s’kanë pune pse nxjerrin gjithë ato tavolina. Edhe në ditë me shi, të gjitha tavolinat janë jashtë, duke zënë gjithë trotuarin. Jam këtu të jem avokat i qytetit, dhe do të mbroj të drejtat e qytetarëve. Nëse tavolina jote nuk e nxjerr në 50 lekësh t’ia paguash qytetit, atëherë mos të bllokojnë pronën e qytetarëve”, tha kryebashkiaku. / Dita /

 

12

344

Share This Article
7 Comments
  • Isha sot në protestën e biznesit të vogël. Nuk dua të analizoj bisedën në studio të z. Veliaj kur mbante një shishe ujë blloku dhe përmendte vazhdimisht një shifër që askush prej nesh nuk arriti ta deshifrojë. “500” ishte shifra enigmë me një dozë ironie që përdori kryetari. Por ajo që dua të jap mendim është tjetër.
    Ata janë kthyer në parti llafesh e përgojimesh pa asnjë vlerë. Për defektet e qeverisjes na takon të luftojmë pa to. Kjo e vështirëson, por assesi nuk duhet të idealizojmë qeverisjen aktuale. Nuk mund ta konceptoj më veten se duke qenë pro qeverisë aktuale mos të them mendimin tim aty ku unë shoh një padrejtësi. Sot dola në proteste se më duket absurd 10-fishimi i taksës. Por kjo nuk do të thotë aspak se nuk jam mbështetës i PS-së.

    • Po ku qirie Neranxi, a mos asht ai deli djali i erezave? Kelyshi nga Bregu, familje kurvash e komunistash te pabese.

  • Erion Veliaj i ka bere GABIM llogarite!
    Ai nuk duhet te merrej me taksat per hapesirat publike,por t’u jepte urdher te prere:
    -LIROJINI HAPESIRAT PUBLIKE DERI NE DATEN E CAKTUAR!
    Per mos zbatim urdheri,do vihen gjoba hap pas hapi!
    Por Erioni ka hyre ne PAZAR me hajdutet dhe tani dalin ata te lare sic ben Sali Krimineli ,qe del me nismen e DEKRIMINALIZIMIT!!!
    Erion!
    Anulloji taksat dhe jep urdherin e prere per lirimin urgjent te hapesirave publike!

  • Po jemi dakort ! Anullo taksat dhe liro tortuaret te ecin njerezit lirisht…… Vdekshin te gjithe qytetaret e tiranes po ngelen ne shprese te 50 lekshit pwr tavoline.. Mos prano taksen ,po urdhero te lirojne tortuaret. Do shikosh se do te luten jo 50 per tavoline po 100. E c’jane 50 leke per tavoline. Taks koti per tregetarin. keta jane aq palace tregetar se edhe urinen po te shkosh ne banje se te ka zen e keqa t’a hapin po pagove 50 lekshin e kjo eshte e provuar. po nuk pagove nuk ka banjo . kam me dhjetra raste personale pasi vuaj nga prostata…….

  • Zaptimi i lulishteve dhe trutuareve nuk ka çmim monetar!
    Hapasirat publike duhen liruar nje ore e me pare.
    Nuk besoj se qytetaret e Tiranes dhe Shqiperise pajtohen me uzopimin e atyre pak hapsirave qe u kane mbetur.
    Tregtaret duhet te ndergjegjesohen dhd ta kuptojne se po sjellin mjafte probleme ne shendetin dhe qetesin e qytetareve.
    Me ndotje ambjenti dhe ndotje akustike.
    Ndaj taxa nuk ështê asgje por duhet hequr fare nga rruget dhe trutuaret qe jane ne sherbim te popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *