Tirana u trondit mbrëmë nga një ngjarje e rëndë. Persona ende të paidentifikuar vranë me silenciatorin 40-vjeçarin, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se personi që ka kryer ekzekutimin kishte vënë në kapele. Dyshohet se ai ka hedhur armën e krimit në koshat e mbeturinave në këtë zonë, për të cilën policia ka nisur kontrollet.
Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë. Pas minuta pas atentatit, është gjendur një makinë e djegur në Pezë të Vogël, e cila dyshohet se i përkiste ekzekutuesve.
Brenda në makinën e djegur në Pezë të Vogël është gjetur edhe një armë zjarri tip automatik MP5 me silenciator, duke shtuar dyshimet që kjo makinë është përdorur nga ekzekutorët e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Policia ka nisur kontrollet me qen në zonë.


o.j/dita

e çna mbytën “Si ndikon niveli i “analfabetizmit funksional” në ekonominë dhe cilësinë e jetës”,analfabetët funksional që punojnë me entela resulin!!
“Persona ende të paidentifikuar vranë me silenciatorin 40-vjeçarin”!
fjalia e ndërtuar si nga një i huaj që ka dy muaj që po bën kurs shqipeje,e pastaj vijnë me idiotësinë se silenciatori,shuarszhurme,na qënka armë dhe të vret!!
një shuars zhurme është po aq armë sa mund të jetë çdo tub hekuri,ose levë hekuri!!
pastaj në foto paraqitet një armë automatike,dhe për më keq pa shuarszhurme!
copat e idiotëve një herë e një kohë o mbylleshin në çmendinë o nuk jua varte kush!sot e quajnë veten gazekarucë!