E shumëpërfolura si stuhia dimërore që do të godasë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashme ka avancuar drejt brigjeve lindore. Të gjithë qytetarët janë paralajmëruar mbi një rrezik të madh, pasi stuhia do të sjellë reshje dëbore të dendura, që mund të thyejnë edhe rekordin e viteve të fundit.
Rreth 85 milionë persona pritet të përballen me këto kushte tepër të rënda të motit, ndërsa 10 shtete të Amerikës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si Xhorxhia, Tenesi, Pensilvania, Marilend, Kentaki, Karolina e Veriut, Nju Xhersi, Nju Jork dhe Virxhinia Perëndimore.
Po ashtu edhe Uashingtoni e ka cilësuar borën si një gjendje emergjence, pasi temperaturat kanë shënuar -5 gradë celcius.
Sic shihet nga fotot debora e ka pushtuar Uashingtonin edhe qytetin qe nuk eshte pushtuar nga asnje armik.

REUTERS/Jonathan Ernst





