Në këtë fotografi të dërguar në Dita nga një lexues banor i Sarandës shihet Enver Hoxha në një tabelë reklamimi në një dyqan të vogël që tregton pije dhe patate të skuqura.
Shprehja e famshme “Patatja është edhe bukë edhe gjellë” është shkruar përbri një pikture të Hoxhës që përshëndet me një bukë në dorë.
Tabela është vendosur në pedonalen e qytetit bregdetar.
Nostalgjia për Enver Hoxhën është rritur vitet e fundit kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike të pas 90-s për t’i dhënë vendit zhvillim të qëndrueshëm ekonomik si vendet e tjerë ish-komunistë.
n.s./dita

