Surpriza e radhës e Bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetarët do të jetë hapja e segmentit të parë të Bulevardit të ri. I konceptuar me të njëjtat parametra si bulevardet më të mira sot në Europë, ai do jetë një hapësirë që respekton ata që duan të lëvizin me makina, por në të njëjtën kohë edhe kalimtarët apo ata që lëvizin me biçikleta.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e Bulevardit të Ri, ndërsa ka zbuluar detaje, sikurse janë korsitë e biçikletave.
“Tir
?nës i shtohet një tjetër k
?♀️rsi biçikletash. Shihemi në datë 20 ora 20:00 te #BulevardiRI”, shkruan Veliaj.
Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuara për lëvizjen e biçikletave, jo vetëm si një mënyrë për të reduktuar trafikun në rrugët e Tiranës, por edhe si një lëvizje që nxit jetën e shëndetshme.
Për herë të parë është vendosur një fond i posaçëm për këtë qëllim edhe në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe se rrugët e reja po ndërtohen duke pasur edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.


Eshte lajmi me i mire qe mund te kemi degjuar persa i perket fondit per korsi biciklete.
Te gjithe e dashurojne mjetin e magjishem por, shume mangesi te qyteteve bejne qe te stepen ne mbajtjen dhe perdorimin e saj.
Ku t’a mbaje ai qe banon ne pallat,ku eshte rruga e tij, po ku do e parkoje tek puna , tek kafja , tek zyrat aty ku mund te kete pune etj.prandaj dhe duhen marre masa paraprake sipas eksperiences Hollandeze etj.
I them si biciklist 24oresh.