Kam dashur përherë të mund të fotografoja dhelprën arktike në mjedisin e saj të ashpër dimëror – thotë autori i kësaj fotografie të rrallë, Sonalini Khetrapal.
Për të fotografuar këto kafshë të mrekullueshme ai ka shkuar në rezervatin natyror Hornstrandir, një zonë thuajse e pabanuar në Islandën veriore.
“Kam kapur imazhin tim të ëndrrës, ndërsa shikonte pikërisht drejt meje në një kontakt të rrallë sy më sy, ndërkohë që të dy ishim kruspullosur për tu mbrojtur nga era e akullt” – thotë fotografi në tekstin shoqërues të kësaj fotoje të botuar nga National Geographic.
n.s. / dita

