Foto Lajm: Edi Rama, në kafe me kryetarët e partive të Kosovës

Dita

Ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë për 23 të arrestuarit në Kukës, kryeministri Edi Rama është fotografuar duke pirë kafe në një nga lokalet e Tiranës, me kryetarët e partive të Kosovës.

I shoqëruar nga Taulant Balla, nga fotot shihet dhe prezenca e kreut të ‘Vetëvendosjes’ në Kosovë, Albin Kurtit dhe e kreut të partisë ‘Nisma’, Fatmir Limaj.

Një ditë më parë kujtojmë se Rama takoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, takim i  cili është zhvilluar larg syrit të medias, dhe ku mendohet se është folur për protestën që u zhvillua në ‘Rrugën e Kombit’, për vendosjen e taksës prej 5 euro.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Pyeti çka presin që nuk e formojnë ushtrinë të shfrytzohet largimi i serbëve ata mbajten kuvendin e tyre për autonomi dhe bashkim komunash

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *