E gjithë dita e Papa Franceskut në Shqipëri

Bledar Lumani

ORA 13:15 –Fillon dreka me shpurën papnore dhe më pas është planifikuar një takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, bashke me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.

ORA 13:08 – Papa hipën në makinën papale dhe përshëndet përgjatë bulevardit qytetarët e shumtë.

ORA 13:05 – Papa Francesku takon politikanët . Kreu i kishës katolike takoi sërish Presidentin Nishani, ish-Presidentët Topi dhe Moisiu si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, Sali Berishën.

ORA 12:51 – Përfundon Mesha e drejtuar nga Papa Francesku. Papa ecën në këmbë në shesh për të takuar qytetarët e thjeshtë.

ORA 12:35 – Imzot Rrok Mirdita i uron mirëseardhjen Papa Franceskut në emër të besimtarëve katolikë shqiptarë.

ORA 12:21 – Fillon kungimi i besimtarëve. Kungimin do ta marrin vetëm ata që janë të pagëzuar në kishë, ndërsa nga të martuarit, vetëm ata të cilët janë martuar në kishë.

ORA 11:45 – Papa mban fjalën para mijëra besimtarëve:

“Duke ardhur sot mes jush, të dashur vëllezër e motra të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, dëshiroj ta përsëris këtë pëshëndetje: paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj!

Në Leximin e dytë, dëgjuam të përmendet Iliria që, në kohët e apostullimit të Palit, përfshinte edhe trojet e Shqipërisë së sotme.

Duke sjellë përsëri në mendje dhjetëvjeçarët e vuajtjeve mizore e të persekutimeve të egra kundër katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të patrandshëm në shpalljen e fesë.

Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizimit të ri misionar për të gjithë ata, që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit: secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në shoqëri.

Kishë, që jeton në këto troje të Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin, edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm, në udhën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes.”

ORA 11:19 – Fillon shiu në Tiranë. Mesha e drejtuar nga Papa Francesku vazhdon në Sheshin “Nënë Tereza”

ORA 11:11 – Nis mesha e madhe në Sheshin “Nënë Tereza”.

ORA 11:04 – Papa takon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshorten e tij  dhe merr “çelësin” e kryeqytetit si dhuratë.

ORA 10:46 –Papa hipën në makinën e tij “papale”  për të përshendetur qytetarët e shumtë. Gjatë ecjes me makinë, Papa ka ndaluar për t’i dhënë bekimin fëmijëve.

ORA 10:40 –Papa mban fjalën përshëndetëse në Presidencë:

“Padiskutim që Shqipëria ka një veçori të veçantë që e ka ruajtur dhe ka të bëjë me bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin midis përbërësve të besimeve të ndryshme. Klima e respektit dhe besimi reciprot midis katolikëve dhe myslimanëve është një e mirë thelbësore dhe shumë e mirë për të mirën e vendit .

Kushdo që tenton të përdorë besimin e zotit për të justifikuar akte dhune është i paligjshëm. Gjithsekush duhet të mbajë përgjegjësi personale për dëmet që i shkakton jetës së njeriut. Ajo që ndodh në Shqipëri tregon nga ana tjetër se bashkëtejesa e frytshme midis komunitetev që i përkasin besimeve të ndryshme, është një rast i veçantë që tregon se kjo është e mundur dhe të praktikohet për zhvillimin e një populli.

Është një vlerë që duhet ruajtur dhe treguar çdo ditë.

Është një dhuratë që i duhet kërkuar zotit në lutjet tona. Qoftë e mundur që Shqipëria të vazhdojë gjithmonë në këtë rrugë dhe duhet të shërbejë për shumë vende.”

ORA 10:14 – Presidenti Bujar Nishani:

“Është nder , është privilegj, është emocion i madh për mua t’ju kemi si më të shquarin e miqve në presidencën e republikës.kjo është një ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë, njëzeri ju thonë : Mirëse erdhët në Shqipëri.

Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuaj në Europë. Çdo shtetas i  mi, mund të evidentojë veç mirënjohje për  ju.

Shqipëria sheh te ju një personalitet të madh, një mik të shtrenjtë të cilit i ka hapur derën sipas zakonit ku thuhet se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja.

Ati i shenjtë!

Shqipëria në 24 vite liri ka bërë progres të madh. Nga vendi më i izoluar në Europë, sapo kemi marrë statusin kandidat për në BE. Falë edhe mbështetjes suaj të cilën dimë ta çmojmë. Nga një vend ateist, jemi vend i harmonisë fetare.

Pak vite më parë jemi bërë anëtar i NATO-s dhe kemi fituar lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sot kemi një ekonomi dinamike dhe një demokraci të re funksionale e cila çdo ditë e më tepër është në kërkim të aplikimit të standardeve ndërkombëtare,

Integrimi europian është kryefjala e politikës shqiptare, e qeverisë dhe e opozitës.

Shqipëria , marrëdhëniet me shtetine vatikanit, në vijim të historisë, të së tashmes dhe së ardhmes, i ka historike,

Më lejoni t’ju falenderoj në emër të vendit tim duke ju siguruar se Shqiparia e ndjen thellë këtë privilegj dhe këtë fat historik.”

ORA 10:05 – Sali Berisha dhe Ilir Meta të pranishëm në ambjentet e Presidencës, ku Presidenti Bujar Nishani po mban fjalën e tij përshëndetëse për Papën.

ORA 09:44 – Papa Francesku mberrin ne Presidence ku takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bujar Nishani.

ORA 09: 30 – Në momentin që avioni papnor është futur në hapesiren ajrore shqiptare, Kryeministri Edi  Rama ka nisur këtë mesazh përmes kapitenit të fluturimit papnor. Ati i Shenjte ka kthyer përgjigjë po permes kapitenit . We have just entered the Albanian airspace and the Prime Minister of Albania sends a warm welcome for the Holy Father and everyone on board. Ndërkohë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kryeministri Edi Rama shkruan “cfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve. Mirënjohje”.

ORA 09:19 – EDI RAMA: “Çfare emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papes dhe zbritja e Atit te Shenjte mbi token e shqiptareve”

ORA 09:16 – Papa Françesku largohet nga aeroporti ‘Nënë Tereza’ në drejtim të presidencës ku do të zhvillohet një ceremoni mirëseardhje

ORA 09:12 – Papa dhe kryeministri Rama zhvillojnë një bisedë të shkurtër në sallën VIP të aeroportit.Shkëmbehen dhuratat e rastit edhe nga ana e Papa Françeskut dhe kryeministrit Rama.

ORA 09:07 – Papa takohet me kryeministrin Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, ndërsa të pranishëm janë dhe përfaqësues të Kishës Katolike

ORA 09:06: HISTORIKE/ Papa Francesku prek tokën shqiptare dhe shkel tapetin e kuq të vendosur për nder të tij.

ORA 08:52 – Avioni papal ulet në Rinas.

ORA 08:50 – Avioni Alitalia që po udhëton Papa Francesku i afrohet tokës shqiptare në aeroportin “Nënë Tereza”

ORA 08:39 – Kryeministri dhe anëtarët e qeverisë që do të presin Papën Francesku kanë mbritur në Rinas.

ORA 08:30 – Mbërritja e Papës në Tiranë është parashikuar për në orën 09:00.

ORA 08:00 – Policia ushtron kontrolle të rrepta të qytetarëve të cilët duan të jenë në sheshin “Nënë Tereza” për të ndjekur nga afër meshën e Papa Franceskut.

ORA 07: 55 – Shefi i zyrës së shtypit për vizitën e Papa Françeskut, Dom Gjergj Meta bëri me dije detajet e fundit për pritjen e Papës. Ndërsa ripërmendi pikat kryesore të axhendës së vizitës njëditore të Papës në Shqipëri, Dom Gjergj Meta tha se leximet gjatë meshës do të lexohen nga dioqeza të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa lutjet e besimtarëve do të lexohen nga një person i verbër dhe nga një vajzë rome.

ORA0 07:47 – Avioni me të cilin udhëton Papa është ngritur në qiejt e Romës me destinacion aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës.

ORA 07:45– Rreth 50 autobusë me pelegrinë janë nisur nga Shkodra, 40 nga Korça e Elbasani, 20 nga Lezha, 20 nga Durrësi, 10 nga Mali i Zi, 3 nga Maqedonia, 4 nga Prizreni

ORA 07:40 – Ardhja e Papës në Shqipëri ka mbledhur mijëra pelegrinë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova.

ORA 07:30 – Qytetarët kanë filluar të mbushin sheshin “Nënë Tereza” duke ardhur nga të gjithë anët e vendit.

ORA 07:23 – Papa Francesku hipën në avion në aeroportin Fiumicino

Papa Françesku zgjodhi për të filluar vizitën e tij në Evropë një vend si Shqipëria.

Ati i Shenjtë zgjodhi Tiranën më shumë se sa një nga kryeqytetet e mëdha, për të përgëzuar një kishë në rritje pas një diktature të tmerrshme dhe një dialog kombëtar të qetë mes feve.

Vizita do të jetë një maratonë prej 11 orësh, gjatë së cilës Françesku do të takojë krerët shqiptarë, do të celebrojë një meshë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, më pas në Universitetin e Këshillit të Zonjës së Mirë do të përshëndesë krerët fetarë, dhe do të mbledhë në katedralen e re rininë katolike për mbrëmësoren.

Kjo ditë, historike për gjithë shqiptarët do të përfundojë në një qendër sociale, “Bethanie”, rreth 20 kilometra larg nga Tirana, ku do të takojë jetimë handikapatë.

Axhenda:

Ora 7:30 Nisja me avion nga Aeroporti i Romës, Fiumicino, për në Tiranë

Ora 9:00 Mbëritja në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, dhe Pritja Zyrtare nga Kryeministri I Shqipërisë, dhe disa përfaqësues të Kishës Katolike.

Ora 9:30 Ceremonia e Mirëseardhjes në oborrin e Presidencës, vizitë kortezie Presidentit të Republikës.

Ora 10:00 Takim me autoritetet në Sallën e Pritjes së Presidencës – Fjalim i Atit të Shenjtë.

Ora 11:00 Mesha e Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”. Predikimi i Atit të Shenjtë, Lutja e Engjëllit të Tënzot dhe fjalët e Atit të Shenjtë.

Orën 11:00, Papa Françesku, do të kremtojë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”. Do të bashkëkremtojnë me Atin e Shenjtë 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.

Ora 13:30 Takim dhe dreke me Ipeshkvinjtë Shqiptar, dhe me shpurën papnore në Nunciaturën Apostolike.

Në mjediset e Nunciaturës Apostolike Ati i Shenjtë do të takojë Ministrin e Brendshëm Z. Sajmir Tahiri me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.
Ora 16:00 Takim me krerët e besimeve të tjera, dh komuniteteve të krishtera në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” . Ati i Shenjtë duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti musliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Ora 17:00 Kremtimi I lutjes së “Mbrëmësores” me Meshtarët, rregulltarët, rregulltaret, seminaristët dhe lëvizjet laikale në Katedralen e Tiranës . Në këtë takim do të marrin pjesë rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Përveç lutjes së Mbrëmësores, gjatë këtij takimi do të ketë edhe dy dëshmi nga një meshatr dhe një motër që i kanë mbijetuar periudhës së egër të komunizmit.

Ora 18:30 Takim me fëmijët e qëndrës “Betania” dhe me një përfaqësi personash të qendrave të tjera të bamirësisë të Kishës në Shqipëri në Qendrën Betania. Qendra “Betania” në Bubq do të jetë ndalesa e fundit e Atit të Shenjtë para nisjes drejt aeroportit të Rinasit. Në këtë qendër janë të strehuar aktualisht rreth 70 fëmijë, ndër të cilët shumica janë jetimë, ka fëmijë të braktisur dhe me probleme të shumta sociale. Pjesë e këtij takimi do të jenë përfaqësues nga qendra të shumta Caritas nga mbarë Shqipëria, të cilët ushtrojnë veprimatrinë e tyre bamirëse në zona të ndryshme.

Ora 19:45 Ceremonia e largimit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës.

Share This Article
15 Comments
  • Bravo qeverise per nderin qe do ti behet kreut te vatikanit,,, ky papa francesku esht nje nder papet me popullor qe ka pas vatikani deri me sot, prandaj duhet nderuar si nder miqte me te mire te shqiptarve deri me sot nga kjo seli e ktij shteti,,!

    • Do ta njohe menjehere, porsa ne kosove te mbizotroj paqja dhe kosova te behet pjes e integruar e europes e jo pjes e issit me radikalizem islamik me kalifatet e muhaxhiret, erdoganet e arabet qe kerkojn te renojn krishteriminm, bile do te jet e pranueshme edhe nga vet serbet, , ,!

    • Mustafa

      Pavarsine e Kosoves nuk po ta njeh Muhaxhxhxherri me Shefqet Krasniqin…Ata pretendojne Vllazerim e Bashkim pa kushte me kalifatin e ISIS..

      Ata qe ta siguruan pavaresine e Kosoves me 1998 dhe ta shpallen me 2008 kishin nga prapa, si mbeshtetje morale te pakufishme, nje Pap…….

      Per fat te keq ju ne Kosove nuk mund ta kuptoni kete….nuk doni ta kuptoni…sepse shumica juaj, perfshi dhe ca palo intelektual e kan kthyer koken nga shkretetirat Arabe, ku po kerkojne origjinen…

    • shshshshshshshshshttttt kosovar…mbyll gojen dhe fol ne forumet e vendit tend…ketu nuk eshte vendi yt…papa tek ne eshte mese i mirepritur..

    • Po ju kosovaret cdoni qe shkruani.Papa po vjen tek ne, e jo tek ju talebanet.Prandaj skeni te drejt te flisni.Ju jeni aq te pabes, njerz kot e islamike te prapambetur saqe edhe USA eshte pendu qe ju dha pavaresine.

  • A DUKET PIRAMIDA E ANTIKRISHTIT ENVER HOXHA NGA PODIUMI I NDERUAR PARA UNIVERSITETIT QE NDERTOI AHMET ZOGU VITE ME PARE?

    Bukur e ka zgjedhur Edi Rama podiumin ku do te Papa Francesku do te mbaje meshen e tij per here te pare ne Shqypnine tone komuniste. Bukur me te vertet qe pastroi sheshin Nene Tereza nga halete e Saliut, Lulit dhe te banditeve lakmitare te tyre. Sepse Edvin Piktori mund te kishte zgjedhur edhe sheshin tek Pallati i Sovjetik i Kultures apo tek Muzeu Enverist Historik, dy shemtira groteske te Kohes se Qepes te Enver Hoxhes qe jane si KULCEDRA komuniste ne qender te Tiranes. Pse atehere Edi Rama me biografi komuniste ka zgjedhur per meshen e Papa Franceskut Universitetin e projektuar nga arkitekti i Duces me ndertesat e bukura dhe te hijshme rreth e rrotull tij? Kjo eshte nje ceshtje delikate qe meriton vemendje te vecante per hulumtime politike nga media dhe analistet prandaj nuk ka kuptim qe te thellohemi me teper ne kete drejtim.

    Por mbetet nje pyetje tjeter qe kerkon pergjigje me emergjencen e kohes ku jetojme, ne nje moment te rendesishem historik kur Shqypnia ka flakur zyrtarisht komunizmin dhe po kerkon te behet pjese e BE qe njihet per nje nivel te larte te moralit politik te LIDERAVE te saj. Prandaj nuk ka gjasa qe ne, komentuesit aktive ne gazeten DITA, si pjese e Shoqerise Civile te mos pyesim politken tone Kombetare:

    A DUKET PIRAMIDA E ANTIKRISHTIT ENVER HOXHA NGA PODIUMI I NDERUAR PARA UNIVERSITETIT QE NDERTOI AHMET ZOGU VITE ME PARE?

    dhe si do t’i pergjigjet Edi Rama dhe Ilir Meta, dy BOSAT qe drejtojne aktualisht sot shtetin, se Jari Nishanit ose Kapterit te Enverit nuk ja var me kush, pra me cfare murafetesh Edi Rama dhe Ilir Meta do te mbulojne REZILIN tone ne syte e Botes, nese Papa Francesku do te interesohet dhe do te pyese se cfare eshte ajo Piramida Mbreselenese dy hapa larg?

      • ajo godine eshte simboli i shkences, nuk njihet per gje tjeter. papa aty stonon. ka vende te tjera sa te duash. hapsira te medhaja qe mund t’i mbushesh me te rinj, ashtu siçdeshiron papa françesko, jo ne hije te Universitetit dhe ulur perballe tij gjithe hajdutet e politikes

  • o miq,a e dini ju apo ja u kane mbajtur fshehur,ajo ndertese prapa vendit ku mbahet mesha jane zyrat e fashios ne kohen e pushtimit italjan te Shqiperise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *