FOTO-LAJM / Kur Berisha dashurohet me vetveten

Dita

Pas udhëheqësve komunistë, Sali Berisha është një nga politikanët më jetëgjatë në skenën politike pas vitit ’91.

Ai do të zgjidhej President, ndërsa do të largohej në ’97, i akuzuar për skemat piramidale dhe për krijimin e një strukture famëkeqe si SHIK-u, pasardhëse e Sigurimit të Shtetit.

Gjatë drejtimit të qeverisë nga socialistët, ai do të “rehabilitohej” duke arritur që të rizgjidhet në krye, por këtë herë kryeministër.

Tragjedia e Gërdecit dhe “21 janari” janë dy prej ngjarjeve më të bujshme të qeverisjes së tij të gjatë 8 vjeçare si kryeministër. Pas disfatës së thellë në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, Berisha do të jepte dorëheqjen nga PD, edhe pse de facto, çdo vendimmarrje e grupit parlamentar të forcës më të madhe opozitare, nuk është gjë tjetër vetëm një noterizim i asaj që deklaron ai.

Edhe në seancën e së enjtes dhe në mbledhjen e sotme, grupi parlamentar demokrat tregoi se axhendën e PD-së e përcakton ende ish-kryetari, ndërsa kryetari de jure, veçse e propagandon.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *