FOTO LAJM: Rama shtrëngon duart me presidentin e ri

Amelda Amelda

Teksa po përgatitet Komisioni për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Edi Rama është ngritur nga karrigia për të takuar Bajram Begajn.

Në pamje duket momenti kur Rama shkon pranë vendit ku po qëndron Begaj dhe i jep dorën.

Edhe Begaj ngrihet nga karrigia për të përshëndetur kryeministrin dhe të dy janë të buzëqeshur.

Pasi i dha dorën kandidatit për president, kreu i qeverisë është ulur pranë Orlando Rakipit, djalit të Aqif Rakipit.

Gjesti ka bërë përshtypje te mediat e pranishme pasi Rakipi është në listën e zezë të SHBA-ve për korrupsion.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *