FOTO LAJM: Të mposhtësh një frikë që e ke brenda prej brezash

editor

Në parkun kombëtar Tanjung Puting të Indonezisë, një orangutan mashkull kalon nëpër lumë.

Fotografi Jayaprakash Joghee Bojan ishte në ujë deri në lartësinë e gjoksit për të marrë këtë foto.

Ai shpjegon se orangutët në mënyrë tipike e shmangin ujin, veçanërisht në situata të tilla si kjo, kur mund të jenë të pranishëm krokodilat.

Por, thotë ai, “zhvillimi i shpejtë i industrisë së  vajit të palmës e ka varfëruar habitatin e tyre dhe i ka shtyrë këto krijesa inteligjente drejt ujit”.

Ato p o mësohen të mposhtin frikën gjenetike nga uji dhe të përshtaten me peizazhin që ndryshon.

n.s. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *