FOTO LAJM: Të shëmtosh veten me dashje për t’i shpëtuar ‘çnderimit’

editor

Një grua e vjetër në Myanmar, nga të fundit e tribusë së saj që ka kryer procesin e tatuimit të thellë të fytyrës.

Kjo traditë e tribuve të këtij vendi ka rrënjë dramatike – shkruan National Geografich, cituar nga Dita.

Gratë e tribuve prishin me dashje bukurinë e fytyrës së tyre për ta bërë veten joatraktive me shpresën se kjo do t’i shpëtojë nga rrëmbimet dhe përdhunimi, ose nga zgjedhja si konkubinë për mbretërit Burmezë – shpjegon autori i kësaj fotoje Han Lin The.

Ky process është ekstremisht i dhimbshëm, vecanërisht për zonën e syve dhe aq i rrezikshëm sa disa nga rastet kanë përfunduar në vdekje. Kjo është arsyeja që praktika në fjalë është shpallur e jashtëligjshme që prej vitit 1960.

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *