FOTO: Macron përpiqet të joshë votuesit me fotot ‘e pazakonta’

J L

Fotografi zyrtar i Emmanuel Macron ka publikuar një seri fotosh nga prapaskenat, përpara raundit të dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale.

Macron shihet në një fotografi me një këmishë të zbërthyer.

Pamjet ‘e rastësishme’ të presidentit francez e shfaqin atë të ulur në një divan dhe krahun tjetër me një mëngë pak të mbështjellë.

Në fotot e shfaqura, presidenti francez ka një ngjashmëri me aktorin e ‘James Bond’, Sean Connery dhe aktorin e njohur Burt Reynolds.

Përdoruesit e mediave sociale e krahasuan gjithashtu kryeministrin francez me tenistin Roger Federer.

Macron po kandidon duke shpresuar të mundë politikanen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në zgjedhje.

Për ta bërë këtë, atij do t’i duhet të marrë edhe mbështetjen e të rinjve, të cilët çuditërisht janë shprehur pro kandidates tjetër Marine Le Pen.

Me 12 kandidatë në raundin e parë që tashmë kanë mbetur vetëm dy, ata duhet të kërkojnë të bindin votuesit që në raundin e parë votuan për të tjerë kandidatë.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Pepinot nuk i arrin kurrë ky katunari hileqar por patriot !

    Parisi eshte I kapur qe mbas luftes se 2 boterore nga Çifutet dhe Anglezet (si Tirana e Hoxhes) ,dhe Naconaliatet e Vertetë e kane te veshtire te mbijetojne..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *