FOTO: Magjia e shtëpisë 30 metra katorë

Leda Hysa

Kur e shihni nga jashtë mund t’ iu doket shumë e vogël, por kjo shtëpi është e mrekullueshme brenda. Kjo shtëpi e vogël është edhe më e bukur në brendësi sesa në pjesën e jashtme.

Ka qenë një goditje e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite të tëra, e ashtuquajtura shtëpi lëvizëse. Filloi si një lloj ndryshimi ndaj krizës ekonomike dhe shtëpive luksoze që dukej se po bëheshin gjithnjë e më të mëdha.

Ndërmjet një grupi njerëzish u shfaq nevoja për ta parë jetën ndryshe, më thjeshtë dhe me shtëpi më të vogla, me më pak pasuri dhe më të qëndrueshme. Të jesh pronar i një shtëpie të madhe nuk është më aq e zakonshme sa më parë dhe në vitin 2008, menjëherë pas fillimit të krizës u ndërtuan shtëpitë e para të vogla.

Një shtëpi e vogël është një shtëpi e pajisur plotësisht jo më shumë se 30 metra katror. Është ndërtuar në një mënyrë të qëndrueshme dhe ka për qëllim të jetë e banueshme. Kjo tingëllon pak klaustrofobik; një shtëpi e tërë me një hapësirë jetese prej jo më shumë se 30 m2.

Komode dhe shumë të volitshme, çfarë mund të dëshironi më shumë? Shtëpia është aktualisht në shitje… nëse e dëshironi duhet më parë të shkoni në SHBA!

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *