“Në marsh për Evropën” ka qënë tubimi i organizuar në mediat sociale, i cili ka bërë që mijëra njerëz të braktisin punët e zakonshme të së shtunës e të marshojnë në Londër kundër vendimit të referendumit, për të lënë në BE.
Demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej “Bremain(Britania brenda BE)” dhe ‘Ne e duam BE’ edhe pse në 23 qershor Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga blloku me një shumice prej 51.9% në favor të Brexit.
Protestuesit, të cilët u mblodhën rreth “Park Lane” para se të niseshin për në Sheshin e Parlamentit, thanë se po kundërshtonin sepse vendimi për të dalë erdhi nga zemërim i çastit Mark Thomas, një aktivist nga marshimi, tha se ndjente zemërimin, zhgënjimin dhe nevojën për të bërë diçka para së të jetë shumë vonë.
Një organizator tjetër, Keiran MacDermott, tha se protestuesit shpresonin që ndalonin qeverinë për zbatimin e nenit 50, i cili fillon procesin formal të tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.









