FOTO: Martesa në fshehtësi e aktores me origjinë shqiptare

Nela

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku, është martuar një muaj më pare, por nuk ka dashur ta bëjë publike dasmën e saj.

37-vjeçarja kurorëzoi dashurinë me Peter Palandjian, 54 vjeç dhe e konfirmoi martesën vetëm të shtunën, pasi publikoi disa foto nga ceremonia e 18 gushtit.

Ajo postoi disa momente, krah së cilave shkroi vetëm ditën e martesës “8.18.18”, bashkangjitur me emoji-t e dy zemrave.

Veç ditës së celebrimit, çifti duket se kishte organizuar edhe një paradë me biçikleta në Boston, vendlindjen e bashkëshortit të aktores. Edhe biçikletat kishin të shënuar ditët e tyre të martesës dhe bashkimet e emrave: “Peliza”.

Eliza Dushku, e cila u kthye në një aktore të njohur në Hollivud për rolet e saj në disa filma, shpalli fejesën me ish-tenistin në qershor të vitit të kaluar.

Peter është gjithashtu president i “Intercontinental Real Estate Corporation” në Boston, kompani biznesi e themeluar nga babai i tij.

Ai është diplomuar në Universitetin e Harvardit dhe ka 4 fëmijë nga lidhjet e mëparshme.

Eliza e ka mbajtur romancën jashtë vëmendjes së publikut dhe ka ndarë vetëm disa foto me raste në mediat sociale.

n.s. / dita

 

Share This Article
5 Comments
  • Sepse kur te ndahen ajo fiton goxha pauri qyl vetem me p.dh..Kjo eshte demokradhia kapitalistike!

  • Mosha s’perben asnji kriter ne nji
    Lidhje /Martese
    Ka medhkuj me experience ne jete
    qe dijn ti japin femres pikerishte qe ajo
    do ne jete ,qe shume me te rinje s’ja
    japin dote . E ktu nuk eshte fjala vetem per anen materiale por edhe ate shpirterore , ndjenjat , rrespektin ,
    kujdesin e pse jo ta bej te ndihet e lumtur ne jete .
    Pastaj te dy jane ne moshat me te bukura qe dijne mir se cfar duan nga jeta . Diferenca e vieteve te tyre s’perben asnji Problem ne lidhjen e tyre perkundrazi Romantike .
    I uroj lumturi Elizes . ( martesat e fshehta jane shume Romantike . Mua me pelqen ta bej Nji Teil tille me ate qe dua . Ta kem nji Sekret per vehte , ta ndjenj e ndaj vetem ne ate timen . Nji marrezi e ksaj natyre Sekrete e ben me te bukur jeten 😉

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *