Policia e Shtetit ka dhënë detaje për masakrën e ndodhur në Shkodër, si edhe ka publikuar foton e autorit të ngjarjes.

Ai është Miklovan Parubi, i cili tri ditë më parë mbushi 33 vjeç, ishte person i njohur në zonë si konsumator i lëndëve narkotike, si dhe me luhatje emocionale. Mendohet se në këto kushte, i prekur në sedër pas lojës, ai të ketë ndërmarrë krimin.
Parubi ishte pronar i një lokali në Dajç, por nuk konfirmohet nëse bëhet fjalë për ambientin ku ekzekutoi bashkëfshatarët e tij. Ai është i martuar dhe baba i një vajze, por paraprakisht nuk pohohet të ketë pasur precedentë penalë.
Policia thotë se vrasja ka si motiv një konflikt banal mes autorit dhe personave që gjendeshin në lokal.
Ai qëlloi me armë zjarri pak para mesnatës së 4 tetorit në lokalin në Dajç duke vrarë shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç.
Gjithashtu, nga të shtënat mbetën të plagosur shtetasit: Aleks Prendi, 40 vjeç, Viçens Kopshti 26 vjeç, Ndok Marku 35 vjeç dhe Kitas Molla 26 vjeç.
