FOTO-MASHTRIMI: Kush janë trafikantët e Rodosit që takoi Rama?

redaktor

Sali Berisha vijon të mahnis me qytetarin e tij dixhital.

Rasti më i fundit është kjo foto ku Berisha flet për takimin e Ramës me “trafikantët” e drogës në ishullin grek të Rodosit.

Kjo foto zoti Berisha esht bere ne kohen qe Rama vajti nga Saranda ne Rodo. Kto jan bosat e droges qe kan gjith clubet e Rodosit dhe jan miqt e Rames. Pronari i lokalit ne rrodho Faliraqi esht shqiptar sarandjot aty kercet droga”, shkruan Berisha duke cituar “denoncimin e qytetarit dixhital”.

Por nga një verifikim i fotos del se kjo foto e Ramës është bërë në Himarë në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar dhe personat në foto janë emigrantë himarjotë që jetojnë në SHBA.

Kjo foto në Himarë u quajt nga Berisha si një foto e bërë në ishullin grek Rodos.

DITA disponon edhe emrat e qytetarëve që ndodhen në foto, por për shkak se ata janë fare rastësisht në këtë histori, nuk po i publikojmë.DITA

1
Denoncimi i Berishës në Facebook
him
Publikimi i aktivitetit në Facebook-un e Ramës dhjetorin e shkuar
him1
Publikimi i aktivitetit në Facebook-un e Ramës dhjetorin e shkuar
Share This Article
3 Comments
  • Mos u lodhni fare te pergenjeshtroni ate plak te ndyre.
    Nga genjeshtrat e shumta te tij,edhe sikur te thote te verteta,asnje nuk i beson me.
    Sali Berisha eshte nje uturak qe sado qe te lahet,vjen era ndyresire!

  • natyrisht do livadhise ky idiot, nqs shteti shqipetar nuk e hedh ne gjygj per shifje kunder kryeministrit!

  • PO BEHENI BREKE E USHKUR

    me shalegjatin e Surrelit dhe ate balerinen qe mamaja dikur, para telefonates se divorcit te te atit, e quante Endrinke.

    Jo se e ka publikuar Sali Mutqenef Berisha, antishqiptari i te gjitha kohrave, por ne grumbullnajes ku e keni futur, gjoja ne Himare, eshte e vetmja qe stonon me te tjerat. Nuk duhet ndonje sy shume i stervitur per kete, mjafton te shohesh sfumaturen e mjegulluar pas personave dhe ta krahasosh me kthjelltesine e te gjitha te tjerave.

    Fotomontazh meskin i lakejve te Sali Mut Sheqeres ? Nuk e di, po kushdo me fare pak eksperience konstaton qe si aparati fotografik, ashtu edhe vendmarrja, ndryshojne si nata me diten, mes tyre.

    Nuk kuptoj kete paterice prej bythelepiresi qe i dhuron DITA, ketij psikopati me kartele klinike qe ne adoleshence. Sa eshte i vertete takimi me keta personazhe, njerin nga te cilet Berishe Mut Qenefi e permend edhe me emer: Kozma Kote, nuk mund te shprehem, por “fshati qe duket nuk do kallauz” siç themi ne andej nga Trebeshina.

    Nryshimi eshte esencial dhe i pa diskutueshem…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *