Ka nisur mbërritja në stadiumin “Air Albania” e personazheve VIP të cilët do të ndjekin finale e Conference League mes ekipit të Feynoordit dhe Romës.
Siç shihet dhe nga një foto e siguruar nga Panorama.al në zonën VIP janë filmuar duke biseduar presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe legjenda e kombëtares portugeze dhe Real Madridit, Luis Figo.
Kujtojmë se të pranishëm në stadium priten të jenë dhe legjenda e Romës, Françesko Toti apo edhe Antonio Konte, Zibi Bonjek etj.
Theksojmë se ka konfirmuar prezencën e tij edhe ish-kryeministri i Italisë, Masimo D’Alema, apo edhe kantautori i famshëm roman, Antonelo Venditi, një prej ultrasve më të spikatur të skuadrës verdhekuqe.
a.m/dita