Një vilë 760 mijë euro, në njërin prej komplekseve më luksoze në Gjirin e Lalzit është bërë shkak për debate të forta mes deputetëve të PD-së. Pak ditë më parë, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.
Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë.
Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Më vonë, Bardhi bëri ironi në rrjetet sociale duke publikuar edhe detaje nga vila në fjalë, e cila sipas tij e kishte ulur çmimin nga 760 mijë euro në 670 mijë euro ndërkohë që publikoi në Facebook edhe të dhëna që e identifikojnë këtë pronë në faqen e kompanisë “Real Estate” që e ka nxjerrë në shite.
Prona është nxjerrë në shitje tashmë dhe ambientet e brendshme duken jo pak luksoze.
Vila ka 10 dhoma, nga të cilat 7 janë dhoma gjumi si edhe 4 tualete. Ajo është e ndërtuar në 810 metër katrorë tokë dhe ka një sipërfaqe neto prej 400 metrash katrorë ndërtim.
Kompania thekson se mobilimi i vilës është luksoz.


Sherri dhe reagimet
Tritan Shehu ka reaguar si më poshtë:
“Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit!
Eshte veper anti ligjore, pervecse ndesh dhe me cdo norme morali, transparence, “burrerie”, te perhapesh aludime e meskinitete per koleget ne publik e media.
Kete po ben dhe Gazi prej disa ditesh, duke arritur kulmin mbreme, kur ngushton rethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, perfshi dhe mua.
Dhe kete e ben nje deputet, ish minister i drejtesise, pseudo jurist ne fakt ai.
Me kete rast desheroj t’i kujtoj ketij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:
1-Eshte detyrim ligjor per cdo qytetar, vecanerisht deputet, te denoncoje ne organet perkatese cdo veper kriminale qe di, dhe mos ta perdore per te hedhur aludime dyshuese, shpifjeje per koleget.
Ne rast se realisht ai di nje veper te tille, sic deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet per fshehje nje krimi, gje per te cilen duhet thirrur nga organet e drejtesise e denuar ligjerisht.
2- Ndersa ne lidhje me pergjegjesite morale e me gjere te tij per shpifje, genjeshtra etj, besoj se nuk ka ndonje aresye per te humbur kohe duke ja kerkuar.
Ato mund t’i kerkohen vetem dikujt qe ka ndonje vlere morale, gje qe sic duket te Gazi mungojne krejtesisht.
Nje akti turpshem e pervers ky i ketij “burreci”!”

Ndërkohë pas debatit, Bardhi ka ironizuar në rrjetet sociale duke thënë se çmim i i Vilës tashmë është ulur.
E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur ?? pic.twitter.com/AMCActkkB7
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 12, 2022
j.l./ dita

Edmond Spahos i paska djegur keq hekuri i Bardhit.
Eh mor Spaho e harrove se si ferkoje barkun nga kenaqesia e inskenimit te Babales!?,
Byth…qir thone te gjithe, por ne fakt ky po ju del hakut hajduteve te Saliut.
Ky denoncon me emra dhe figure.
I lumte.
Per kete ndodhi ne parlament drejtesia SPAK e ka shume te lehte teknikisht per te bere transparence ..E para as edhe nje shqiptar me roge dhe po ashtu politikane nuk ka para per te ndertuar kete vile . E kjo eshte e para per drejtesine dhe e dyta ,ku e gjeti truallin ky pronari i viles . Mos pyesni ju te SPAK ate Lamen , jo por shikoni gadastrat .Ne qofte se nuk vepron SPAK per kete incident korruptiv diten per diell ne parlamentin e dhjere Shqiptar , me mire te mbyllet fare e mos pagojme ne te varferit popull me taksat tona , rrogat e majme te tyre . Po te ndodhte ne nje shtet perendimor ky incident ne parlament ,kishte filluar direkt pune prokuroria .
ja pra keto jan leket e shqipetareve qe vdesin per buk shqipetaret me vendin me te pasur dhe bekuar ne bot por me popull legen dhe me politikan bandita kriminela hajduta imoral ja pra ku jan pasurit e shqipetareve vila biznese harem vila dashnoreve vila kudo ne angli dubai spanj kudo ku u pelqen. prandaj nuk ja ndjen fare edi drames qe ngre çmimet se vet jan kaq shum te pasur sa çdo gje u vjen nga jasht me aeroplan personal kurse fukaraja vdes por. ben politik ky popull bark thar budalla nuk ngrihet karburantet energjia dhe mineralet tre keto jan ne duart e ketyre qe bejne vila dhe kjo seshte gje para atyre vilave dhe hoteleve qe ka ne jug kryeministri jon thon se ka kapur gjith jugun
Kete vilen ky Flamur Noka e ka te tijen, por me letra ia ka kaluar dikujt tjeter.
Nuk po dine si ti fshehin pasurite.
ASPAKU nuk ka prova dhe as dosje. Ka vetem urdhera nga larte, objekte te rendesise se veçante per udheheqjen e drogmeneve.