Mes personave të lënduar nga zjarri në Komisariatin e Kamzës është edhe shtetasi Dilaver Idrizi, i arrestuar pak ditë më parë për dhunë.
Idrizi aktualisht ndodhen në QSUT, në pavionin e “Djegie plastikës” ku po merr ndihmën mjeksore. Mësohet se ai është me djegie rreth 20% në trup.
Në urgjencen e sëmundjeve të brëndshme po merr trajtim mjekësor edhe një punonjës i policisë, pasi ka probleme me frymarrjen. Ai ka intosikacion nga tymi, por është në gjendje stabël, – thonë mjekët.

62-vjeçari Dilaver Idrizi është në qeli për dhunimin e bashkëjetueses së tij dhe më pas hedhjen e saj nga ballkoni i katit të tretë duke e paraqitur si aksidentale.
Ngjarja ka ndodhur më 11 mars, ndërsa Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg. Fillimisht kjo ngjarje u raportua si aksidentale por hetimi zbuloi se autor ishte 62-vjeçari Idrizi.
o.p. / dita

kalbeni ne burg se do laje hakun e gruas se hedhur nga ballkoni!