FOTO: Arrestohet grabitësi i dyqanit të kompanisë celulare

Saimir Lleshi

Dyqani i një kompanie celulare u grabit mbrëmjen e shkuar në Tiranë, ndërsa u plagos lehtë edhe punonjësja.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të rastit, duke sekuestruar edhe provat materiale si shall, kapuç, doreza, armën e ftohtë  (thikë) dhe një sasi lekësh.

Në pranga përfundoi Fatjon Bregu, 21-vjeç, banues në Tiranë. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën  dhe u sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma (thikë)  me të cilën kishte realizuar këtë vjedhje, teshat që kishte veshur, dorezat si dhe shalli e kapuci me te cilat kishte mundur te maskohej gjatë realizimit të vjedhjes.

Gjithashtu u bë e mundur dhe sekuestrimi i një sasie nga shuma e lekëve të vjedhura.

Ngjarja u regjistrua në rrugën “Ali Demi ”, ku një person i maskuar ka kryer vjedhjen duke ushtruar dhunë fizike ndaj  punonjësit  të dyqanit të një kompanisë celulare, shtetasit B.Sh, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Tiranë.

Si pasojë e kësaj ngjarje, ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi B. Sh nga goditjet me armën e ftohtë nga autori  si dhe  është vjedhur një shume prej 10 000 lekesh e xhiros se këtij dyqani. Shtetasi B. Sh pasi ka marrë mjekim në spital, ndërsa gjendet jashtë rrezikut për jetën. /Dita/

IMG-20160117-WA0001 IMG-20160117-WA0002 IMG-20160117-WA0004-2 IMG-20160117-WA0006

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *