FOTO: “Më ke 10 mijë lekë borxh shoku”, polici i ka vendosur gjobë në orarin që parkimi ka qenë i paguar, qytetari në Tiranë bën veprimin e pazakontë

redaktor

 

Ky qytetar në Tiranë ka printuar fletën e gjobës që i ka prerë policia dhe mesazhin që tregon se parkimi në atë orar kur është vendosur gjoba (16:31) ka qenë i paguar.

Veprimi i pazakontë është fotografuar në zonën e Bllokut, pranë rrugës Sami Frashëri.

Fletën ku ka printuar gjobën dhe mesazhin që tregon se parkimi ishte paguar, banori e ka vendosur në xhamin e makinës, duket për ta parë të nesërmen, polici që ka bërë gabimin.

Gjoba është vendosur në orën 16.31, ndërkohë që parkimi ka qenë i paguar nga ora 16.08 në 17.08

Pasi i tregon orarin e paguar të  parkimit dhe orarin e vendosjes së gjobës, qytetari i ka shkruar policit “Më ke 10 mijë lekë borxh, shoku”.

 

 

i.b. / dita

 

Share This Article
8 Comments
  • Me ka ndodhur e njejta gje edhe mua. Dy muaj u mora me bashkine qe ta hiqnin gjoben por pasi me sollen rrotull neper zyra, me mbeti si alternative vetem pagesa pasi nuk mund ta hiqnin nga sistemi… ose duhej te hidhja ne gjyq bashkine. Pra une duhej te humbja para te tjera dhe nuk dihej sa kohe per mos paguar 2000 leke. Pas dy muajsh sorollatjesh pagova 2700 leke.

    • Edhe per kete Rama e ka fajin , more Sejdi ? Rama personalisht e ka rekomanduar ate burre per t’u bere polic . Sa hajvane qe jini !

  • Vërtet është polici që mender “duam”, është kusar që vjedh sikurse vjedh Edi Rama , me fatur në dorë, dhe

    mbasi të vjedhin, kur zbulohet vjedhja, nuk turpërohen që të kthejnë paratë e vjedhura me horrllëkun që

    fatura e hajdutërisë është hedhur në sistem.

    Ky polic horr i shëmtuar i paturpshëm është kopje e saktë e horrit Edi Rama.

  • Duhet reagim nga te gjithe te demtuarit nga gjobat pa te drejte. Une se fundmi jam ne proces apelimi per 3 gjoba te padrejta, te verifikuara dhe nga strukturaat e policise ku eshte bere ankesa, si te padrejta.Sipas tyre do merret mase per policat qe kane vendosur gjobat. Por deri tani nuk me eshte thene nese ato gjoba do hiqen nga sistemi. Une kete pune nuk e le me kaq, nese une dal fitues dhe gjobat nuk hiqen nga sistemi, ato gjoba do te duhet ti paguajne policet qe kane vendosur gjobat pa te drejte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *