Bleron Dokle, djali i ish-deputetit socialist, Namik Dokle i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë dashurinë e tij me Ornela Belën.
Por përveç festës së tyre familjare, ata kanë zhvilluar edhe një ceremoni zyrtare, teksa i janë betuar njëri-tjetrit për dashuri të përjetshme përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ceremonia është zhvilluar në tarracën e gjelbër të Bashkisë Tiranë dhe pjesë e saj ishin edhe familjarët e dhëndrit dhe nuses, të cilët u bënë dëshmitarë të këtij momenti të veçantë.

I pranishëm ishte edhe ish-deputeti, Namik Dokle, i cili i rrethuar edhe nga mbesat dhe nipërit e tij dhe në krah të Veliajt nuk e fsheh gëzimin e tij për martesën e djalit të tij.

a.s/dita

TE TRASHEGOHET DJALI O NAMIK SHPIRT DJALOSHARI !
Dasem e lumturi u shkofte gjithe jeta djalit tuaj e nuses se tij !
Na llogarisni edhe ne si pjese te gezimit tuaj familjar !