FOTO: Ndërkohë që prindërit përbuzin Perëndimin, fëmijët rriten në qytete perëndimore

J L

Ata jetojnë në një botë me avionë privatë, apartamente pariziane, pushime në resorte skish austriake dhe shkollim në universitetet elitare të Londrës apo Nju-Jorkut.

Prindërit e tyre zotërojnë prona në rrugët më të famshme të kryeqyteteve europiane. Rrjetet e tyre sociale janë të mbushura me rroba firmato dhe evente me tapet të kuq.

Po flasim për fëmijët e pasur të Kremlinit.

Ndërkohë që prindërit e tyre sulmojnë dhe përbuzin Perëndimin, fëmijët rriten në qytete perëndimore.

“Kemi të bëjmë me hipokrizi ekstreme. As nuk e shikojnë kontradiktën. Ata mendojnë se ka një rivalitet Rusi-SHBA, por kjo nuk i pengon që djemtë e vajzat t’i arsimojnë në SHBA”, tha për CNN profesori i Universitetit të Kalifornisë, Daniel Treisman.

Duke u bazuar në postimet e rrjeteve sociale dhe të dhënat e pronave të paluajtshme, Fondacioni Anti Korrupsion zbuloi se familjarët e Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, zotërojnë automjete luksoze dhe shtëpi të shtrenjta në të gjithë botën, përfshi edhe në Francë.

Pasuria e pashpjegueshme e familjeve pranë Putinit, sipas ekspertëve, vjen nga kleptokracia.

“Kleptokracia është një qeveri e komanduar nga hajdutët, ku politikat dhe vendimet merren në interes të këtyre hajdutëve”, shprehet profesori Jodi Vittori.

Polina Kovaleva, vajza e partneres së Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Rusisë, ka studiuar në Londër dhe zotëron një apartament rreth 6 milionë $ në këtë qytet

Elizaveta Peskova, vajza 24-vjeçare e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, nga martesa e dytë ka studiuar dhe jeton në Francë.

 

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Te kthehen edhe keta si une nga Amerika ne Tirane, si une qe me leket e mamit dhe leket e fiqve:

    STUDJOVA NE AMERIKE

    U MARTOVA NE KALANE E GJINOKASTRES

    U BERA KRYETAR I BASHKISE SE KRYEQYTETIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *