Që toka çahet në rast tërmeti dhe përpin brenda ç’të ketë sipër ketë e kemi parë në shumë katastrofa anë e mbanin botës, por kjo që ka ndodhur sot në Kamëz është larg këtyre rasteve.
Banorët e zonës së quajtur “Valiasi i Ri” janë habitur dhe frikësuar kur asfalti në rrugë është çarë duke krijuar një gropë të madhe brenda tokës, e cila ka thithur edhe një makinë.
Edhe pse janë çuditur banorët ia lënë fajin motit me reshje të vazhdueshme gjatës natës së djeshme, ndërsa nuk i harrojnë ato momentet e para kur toka iu shemb para syve.



