Kultivimi masiv i drogës që u bë vitin e kaluar pothuajse në të gjithë Shqipërinë, ka sjellë pasojat e para.
Në Vlorë janë zbuluar parcela me kanabis që dyshohet të kenë mbirë vetë.
Konkretisht, në fshatin Treblovë pranë përroit të madh janë zbuluar 4 parcela me 3404 bimë narkotike me gjatë nga 30 deri në 100 cm.
Policia e Shtetit njofton se bimët narkotike u gjetën në tokë publike të papunuar.
Kjo shton dyshimet që kanabisi të ketë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.
Bimët narkotike u asgjësuan nga policia me anë të djegies.





sipas pamjeve duket që policët kanë djeg kanabis e pyll në të njëjtën kohë!!
punë shqiptarës!!
si të gjitha bimët dhe kanabisi ka farat e tij që po ranë në tokë!?
mbijnë!!
sipas mënyrës së mbirjes duket që është i mbirë spontanisht!!sidoqoftë do të hyjë dhe një bimë egzotike në shqipëri!!do ti shtohet florës shqiptare dhe një bimë e re!!
Zoti e bekofte Shqiperine!
Sukses i padiskutueshem i ps