FOTOT / Në kërkim të nëndetëses austro-hungareze që u zhduk 99 vite më parë në Gjirin e Vlorës

Saimir Lleshi

Kjo anije që shihni në foto u zhduk në Gjirin e Vlorës natën midis 16 dhe 17 tetorit të vitit 1916. 99 vite më pas, interesi për të nuk është shuar ende.

Atëherë, që përkon me Luftën e Parë Botërore, disa anije italiane po sillnin materiale ushtarake dhe ushtarë në drejtim të Shqipërisë.

Nëndetësja austriake goditi grupin e anijeve italiane, ku njëri prej tyre u përmbyt brenda disa minutash pas goditjes dhe bashkë me të u mbytën 50 marinarë dhe ushtarë italian.

Nëndetsja austro –hungareze ​ SMU-16 ​e cila goditi karvanin italian u pa në  sipërfaqe duke vëzhguar tragjedinë që shkaktoi nga  goditja e befasishme.

Por papritmas u zhduk duke lënë pas një mister gati 100 vjeçar mbi fatin e saj. Raportet italiane të kësaj ngjarje flasim për një humbje të mistershme të nëndetëses austro hungareze SMU 16. Kërkimet me teknologji te avancuar të ekspeditës shqiptaro- amerikane.

Në bordin e anijes Herkules ​u lokalizua një relit historik i cili mendohet se​ mund të jetë SMU 16 e fundosur në fundin e detit së bashku me ekuipazhin e vet.

Nga të dhënat arkivore italiane, koordinatat e kapura nga anija Herkules përputhen me vendndodhjen e mundshme të SMU 16.  Ndërkohë fotot e sjella nga fundi i detit u janë dërguar eksperteve të fushës të cilët mendojnë se jemi shume pranë konfirmimit te një nëndetëseje të Luftës së Parë Botërore.

Auron Tare, Drejtori i Agjencisë së Bregdetit prezantoi sot rezultatet e kërkimit. Ky prezantim bëhet në kuadër të Luftës së Parë Botërore  dhe thirrjes nga UNESCO për të përkujtuar këtë ngjarje historike që solli ndryshime të mëdha ne Evropën e shek të 20. /Dita/

 

sub_1 sub_3 sub_5 sub_9

 

Share This Article
5 Comments
  • Perandoria Austro-Hungareze kishte dalje ne det npm.qytetit port te Triestes.Vec kesaj pjese e kesaj perandorie ishin edhe Kroacia dhe Bosnja,qe ju bashkangjiten ashtu si Kosova Jugosllavise.

  • Ekzistenca jone si nje shtet,megjithese I cunguar dhe i copetuar i dedikohet Perandorise Austro-Hungareze.
    Duhet te nderojme te gjithe ne Shqiptaret rolin qe luajti ajo ne ruajtjen dhe moscopetimin nga shtetet fqinje shoviniste,te tokave shqiptare,ne planin dhe formimin e Shtetit Shqiptar.
    Nuk do ishte i mundur formimi i Shtetit Shqiptar pa ndihmen e Perandorise Austro-Hungareze,dhe si rrjedhoje ne nuk do ekzistonim sot si komb.
    Te perkulemi te gjithe me respekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *