Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia e këtij vendi, pasi kishin marrë një sasi të madhe droge në afërsi të kufirit me Shqipërinë.

Dy grekët, 37 dhe 51 vjeç, u ndaluan në Nestorio, në distancë fare të afërt nga Vidohova. Në automjetin e tyre patrulla e policisë gjeti katër çanta udhëtimit të mbushur plot me kanabis. Droga ishte ambalazhuar në 11 paketa, me peshë të përgjithshme 57,5 kg.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, në Kozan, policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër kanabisi, me peshë 6,4 kg.
Policia greke thotë se tashmë po zhvillohet një tjetër mënyrë e futjes së drogës nga Shqipëria në Greqi. /tvklan.al

Po keto lajmet i nxjerr Ekatherimini? Se ne Greqi sikur s’dalin lajme me grek kriminel